Kryeministrja Theresa May ka deklaruar se Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Europian të premten e 29 Marsit 2019 në orën 23:00.
Në një intervistë për “Daily Telegraph”, ajo shpjegoi se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për bllokimin e daljes nga Bashkimi Europian.
Kryeministrja May tha se shumica e njerëzve dëshironin që politikanët të “bashkoheshin” për të negociuar një marrëveshje të mirë të Brexit, duke shtuar se deputetët “nga të gjitha anët” duhet të ndihmojnë shqyrtimin e projektligjit.
Gjithashtu ajo tha se qeveria do të dëgjonte deputetët nëse kishin ide për përmirësimin e projektligjit, por paralajmëroi kundër përpjekjeve për të ndalur procesin.
Ndërkohë që javën e ardhshme testi i amendamentit, do të diskutohet dhe votohet nga parlamenti britanik, i cili detyron faktikisht deputetët pro Europës që të deklarojnë publikisht nëse e kundërshtojnë ose jo daljen nga BE në mars të 2019-ës.
(S.SH/Faxweb)