Shqelmi në kokë ndaj tifozit në ndeshjen mes Guimaraes dhe Marseille në Europa League I ka kushtuar shumë shtrejt futbollistit Patrick Evra.
Mbrojtësi i Marseille është dënuar me përjashtim nga të gjithë kompeticionet europiane deri në 30 qershor të 2018 dhe gjithashtu ka marrë një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Por nuk mbaron me kaq, sipas asasj që raportojnë mediat kontrata e Evra-s me Marseille do të ndërpritet para këtij afati, para afatit kur i mbaron dënimi.
Në një deklaratë të klubit thuhet se ajo që bëri Evra, edhe pse I provokuar është e pariparueshme.
“2 Nëntori i fundit në Guimaraes, ai e bëri të pariparueshëm duke iu përgjigjur provokimeve të padenjë për një numër të vogël individësh. Sidoqoftë, asgjë në prapavijë dhe sidomos në formë, nuk justifikonte një reagim të tillë, sidomos nga një lojtar i lartë që përjetoi qëndrimin e të cilit në terren dhe jashtë duhet të frymëzojë më të riun”, thuhet në deklaratë. (B.H/Faxweb)