Ish-presidenti, Bujar Nishani ka deklaruar se lista e deputetëve të Partisë Demokratike mund të ishte edhe më e mirë
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “FAKT”, Nishani tha se në PD, ka njerëz shumë cilësorë të cilët meritonin të ishin pjesë e listave.
“Unë e kam ndjekur me shumë interes intervistën e zotit Berisha, dhe ka shumë arsye për ta ndjekur me shumë interes. Por edhe zoti Basha e ka pranuar që lista mund të ishte më e mirë. Dhe unë mendoj që lista mund të ishte dhe më e mire”, është shprehur Nishani.
(S.SH/Faxweb)