05:49 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pastrimi i parave, Shqipëria rikthehet në listën e vendeve problematike

22:56 | 10/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pastrimi i parave, Shqipëria rikthehet në listën e vendeve problematike

Një raport i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave hedh dritë mbi rrugët që përdorin organizatat kriminale dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri për të pastruar paratë e pista.

 Raporti, që i referohet periudhës 2016-2017, thotë se kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.

Sipas tij, në sistemin financiar dy janë rrugët kryesore, transaksionet brenda sistemit dhe hapja e llogarive bankare në emër të personave të afërm të familjes, ose rrethit shoqëror.

Por organizatat kriminale përdorin edhe investimet në ekonomi. Sipas Këshillit të Europës, një pjesë e parave pastrohen duke bërë blerje të bizneseve të ligjshme, ose duke hyrë në partneritet me to.

Paralelisht blerja e pasurive të patundshme si trojet, apartamentet, hotelet dhe stacionet e karburanteve janë po ashtu metoda gjerësisht të përdorura, siç është edhe ajo e blerjes së mallrave të luksit.

Sipas raportit, në Shqipëri nuk pastrohen vetëm paratë që burojnë nga aktivitetet e jashtëligjshme brenda vendit, por edhe ato që vijnë nga jashtë kufijve.

Kjo lehtësohet nga ekonomia e gjerë informale, si dhe lehtësia për të transportuar paratë kesh në kufi. Në vitin 2015, Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e zezë e pastrimit të parave.

Por në verën e 2017-s, Instituti i Bazelit e riktheu Shqipërinë në listën problematike të 15 vendeve me rrezikun më të lartë për pastrim parash, ndërkohë që Këshilli i Europës vëren se edhe pse hetimet për pastrim parash nga autoritetet vendase janë rritur, dënimet dhe sekuestrimi i aseteve të krimit janë të pakta./Top Channel/

Pas

Drama e familjes shqiptare në SHBA, nëna e 3 fëmijëve drejt deportimit

Para

“Rama në panik, dërgon Spartak Brahon në zyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit”

Para
“Rama në panik, dërgon Spartak Brahon në zyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit”

“Rama në panik, dërgon Spartak Brahon në zyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.