Dreka mes ministrave Bushati dhe Kotzias në Kretë duket se ka kaluar më së miri.
Pas saj, ata janë pritur nga kryetari i Bashkisë së Lasithit, një lokalitet i ishullit, ku nuk kanë munguar dhe momentet e relaksit dhe vallet e kërcyera në sheshin “Europa”, natyrisht nën tingujt e muzikës greke.
Ministri Kotzias ka deklaruar se janë duke vijuar ende bisedimet për integrimin e Shqipërisë në BE. Deklaratë kjo, që lë të kuptohet se çështjet mes dy vendeve janë gur themeli për rrugën europaine të vendit tone.
Megjithatë ende nuk ka detaje mbi çështje konkrete apo për çfarë mund të kenë rënë dakord dy ministrat.
Bushati kishte paralajmëruar më parë se bisedimet do të jenë të vështira. Ndërsa sot paradite u raportua se është diskutuar për ligjin e luftës. (B.H/Faxweb)