Kryeministri Rama tek sa flet në Burrel për platformën e bashkëqeverisjes me qytetarin ka thënë se qytetarët duhet të ankohen online për shqetësimet që kanë duke premtuar se do t’u zgjidhen, duke thënë se kjo është një platform për qytetarin ku mjafton të shkruajnë shqetësimin dhe brenda 10 ditësh çështja merr zgjidhje.
Por tek sap o shpjegonte këtë platform ai thumboi dhe dhe Nard Ndokën, duke thënë se ky i fundit nuk ka sgjë më shumë se një fshatarë por ngaqë është deputet I zgjidh punët me telefon.
“Çfarë ka Nad Ndoka më shumë se çdo lloj fashatari në Shqipëri, pse është më i rëndësishëm ai, pse kur merr Nard Ndoka në telefon në zyrat e shtetit të gjithë i përgjigjen, ka më shumë se është deputet, asgjë tjetër.
Kjo është njëfarë mënyre që çdo qytetarë të marri rëndësinë që ka për të ushtruar presion tek qeveria që ti zgjidhet problemi” tha ai.
“ Nuk e kisha tek Nardi por tek fenomeni I deputetit në tërësi”, shtoi më vonë Rama. (B.H/Faxweb)