Lazarati i cili është i njohur për bindjet e tij djathtas duket të jetë shkaku kryesorë se pse “Rilindja” po hakmerret ndaj tij duke e izoluar.
Kështu mendon deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë se po hakmerret ndaj Lazaratit duke lënë urën e Kordhocës në mëshirën e fatit, për faktin se në atë zonë, Rilindja mori vetëm një ‘grusht’ votash.
POSTIMI I PLOTË:
« RILINDJA » PO HAKMERRET NDAJ LAZARATIT!
Ura e Kordhoces eshte e vetmja lidhje e Lazaratit dhe fshatit Kordhoc me fushat e tij.
Gjithashtu nje veper kulturore kjo, e rralle nga arkitektura e saj, pra me vlera te shumellojeshme, po rrezikon te shembet.
Riparimi i fundit i saj eshte realizuar dhjete vite me pare.
PER IRONI PERGJEGJESE PER MIREMBAJTJEN E ASAJ URE ESHTE MINISTRIA E KULTURES, DREJTUESJA E SE CILES ESHTE DHE DEPUTETE E ATIJ QARKU.
Fakti qe ne ate zone Rilindja mori vetem nje « grusht » votash, duket qe eshte shkaku qe e ka lene kete ure te rendesishme ne meshiren e fatit dhe qe po e con Lazaratin ne izolim nga fushat e prodhimit bujqesor e blektoral te tij. (B.H/Faxweb)