Një takim maratonë mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias po mbahet në Kretë, ku sipas burimeve diplomatike janë hedhur në tavolinë të gjitha çëshjtjet e rëndësishme mes dy vendeve, raporton “Fax News”
Pa dhënë detaje për çështje konkrete minisrtri i jashtëm grek Kotzias ka reaguar duke thënë se Shqipëria meriton të vashdojë rrugën e integrimit europian për t’u anëtarësur dhe se me ministrin Bushati ka diskutuar çështjet e hapura.
Kotzias thotë se me me homologun shqiptarë është takuar në vendin ku lindi Europa.
“Me kolegun tim të nderuar ne kemi nisur prej ditës së djeshme bisedimet dhe do të flasim dhe nesër. Po bisedojmë për tema të cilat janë të hapura dhe duam t’i zgjidhim sot për të parë prespektivën e së nesërmes. Në kuadër të kësaj pune të vështirë dhe pa momente çlodhjeje vendosëm të vijmë në vendin ku lindi Zeusi dhe njëkohësisht vendin ku Zeusi rrëmbeu Europën e bukur. Pra, në vendin ku lindi Europa. Po punojmë me kolegun Bushati sepse duam që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, ka thënë Kotzias. (B.H/FAXWEB)