Sulmuesi i Kombëtares shqipatare, Armando Sadiku i cili është lojtari i momentot në ekipin tonë për sa i përket sulmit, ka dëklaruar se synon të thyejë rekordin e Erion Bogdanit duke shënuar sa më shumë gola për Kombëtaren.
“Kam shënuar 9 gola me Kombëtaren. Sa herë vesh fanellën e ekipit Kombëtar, më bëhet mishi me kokrra.
Kur këndohet himni dhe kur e vesh këtë bluzë, për mua nuk ka lodhje. Mundohem të bëj disa gjëra, që ndoshta në klubin tim nuk i bëj.
Respekt për Alban Bushin dhe Erjon Bogdanin, por unë do të mundohem të shënoj sa më shumë gola”, tha Sadiku.
Ish-sulmuesi I Kombëtares Erion Bogdani ka shënuar 18 gola me ekipin përfaqësues, ndësa Armanda Sadiku ka shënuar deri tani 9 gola me Kombëtaren, sa gjysma e Bogdanit. (B.H/Faxweb)