Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur për herë të parë pas takimit maratonë me homologin e tij grek Nikos Kotzias ku janë diskutuar çështjet më të rëndësishme mes dy vendeve.
Në një intervistë për mediat greke Bushati thotë se është diskutuar për çështje që zgjasin prej 70 vitesh, raporton “Fax news”
Ai ka deklaruar se është një dosje 70 e ca vjeçare që kërkon kohën e saj dhe të tilla çështje duan kohën e caktua.
Bushati ka thënë se zgjidhja e problemeve duhet të jetë frymën europine, nësa për diskutimet deklaroi se ishin intensive.
“Siç dihet ne kemi hapur nje kapitull te rendesishem të marrëdhënieve me Greqinë ku kemi tematizuar te gjitha çështjet që i konsiderojmë të hapura apo çështje për të cilat kemi këndvështrime të ndryshme. Sigurisht është bërë një punë voluminoze sidomos dy vitet e fundit me ngritjen e një mekanizmi të nivelit të lartë ndërmjet dy palëve. Këto dy ditë diskutimet kanë qenë më intensive, më të strukturuara, pasi kanë pasur nga ana tjetër një punë paraparake të mirë nga ekipet tona respektive. Kjo është është një dosje jo e lehtë, rreth 70 e ca vjeçare dhe kërkon kohën e vet dhe instrumentat më të përshatshëm drejt një zgjidhje në frymën europiane dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për një paketë, ndonëse se çështjet jemi përpjekur për ti vendosur sipas një tematike të caktuar kohore apo logjike. Përsa kohë do të vazhdojmë në këtë proces konsultimit dhe në këtë proces diskutimi intensiv dhe të imtësishëm me palën greke, do të pëlqeja të jem i rezervuar dhe i matur në deklarime”, ka thënë Bushati. (B.H/Faxweb)