Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Levan ku 8 persona mbetën të lënduar pasi tre automjete u përfshinë në një aksident.
Në datën 11.11.2017, në orën 19:00 në rrugën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Liqeni” Levan, janë përplasur mjetet tip “Renault”, me targë AA 691 OJ, me drejtues shtetasin B.A, 36 vjeç, me mjetin tip “Alfa Romeo“, me targë AA 459 SP, me drejtues shtetasin M.P, 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të lehta dy drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerët e të dy mjeteve, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe po kryejnë ekzaminimet shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post