Ka marrë shumë kilogramë kohët e fundit dhe kjo vihet re edhe në daljet e tij publike dhe në videoklipet. Fjalën e kemi për Ermal Fejzullahun i cili së fundmi ka folur edhe vetë për peshën e tij.
Në takimin e kësaj jave në “Thumb”, Ermali është dukur në një formë shumë të mirë. E duke qenë kështu ai është pyetur nëse “ja ka mbledhur” Ariana, gruaja e tij në lidhje me palestrën. Ai ka treguar se pastrën do ta nisë së shpejti.
“ Kam filluar pak palestër, se pata lënë veten pas dorë. E kam marr ngadalë duhet ta nis më shpejt, të humb peshë e të ndihem më mirë, më rehat. Nisa palestër pasi nuk po ndihesha mirë sepse filloi të më zinte shëndeti shumë kështu që vendosa të marr masa”, u shpreh ai për Blitz. (J.V/Faxweb)