14:12 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një gazetar i mirë duhet t’i “bëjë duart pis”

12:40 | 13/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një gazetar i mirë duhet t’i “bëjë duart pis”

Nga David Randall*

Supozoj që pjesa më e madhe prej nesh nuk pret të arrijë suksese të mëdha në fillimin e karrierës së vet, dhe mendon se kënaqësitë do të vijnë më vonë. Kështu që, do të ishte pak e trishtuar nëse, po të rimendojmë jetën tonë në punë, ne vetëdijësohemi se gjënë për të cilën jemi më shumë krenarë, e kemi bërë në debutimin tonë. Por pikërisht kjo i ndodhi një reporteri që unë njoh. Shkruan për një gazetë kombëtare, dhe artikujt e tij janë botuar në gjithë botën.

Merret me tema të mëdha dhe lajme me rëndësi ndërkombëtare. Por, ai ka dyshimin se artikujt më të rëndësishëm të jetës, i ka shkruajtur dyzetë vjet më parë, kur ishte 25 vjeç dhe punonte për një të përditshme lokale. Gjithçka kishte nisur kur një i pastrehë ishte gjetur i vdekur në stolin e një parku, në një qytezë në jug të Londrës, aty ku gazetari ynë po bënte praktikën në një të përditshme. Kishte shkruajtur një artikull dhe ia kishte propozuar kryeredaktores së tij. “Po endacakët vdesin vazhdimisht”, i kish thënë ajo. “Ku është lajmi këtu”?

Gazetari ishte përgjigjur: “Nuk është askush që të ndihmojë ata të gjorët. Ky nuk është lajm? Ta hajë dreqi, jemi në 1976-ën!”

Në fund, artikulli ishte botuar dhe gazetari kishte nisur të pyeste se sa të pastrehë kishte qyteti. U ishte drejtuar autoriteteve kompetente, por këta kishin mohuar që të kishte të pastrehë. Kështu, bashkë me një mikun e tij, kishte vendosur të dilte vetë netëve, për t’i kërkuar. Kishin shkuar në vendparkime, në banjot publike, në shtëpitë e braktisura, në parqe dhe kishin gjetur disa dhjetëra. Gazetari i ri kishte shkruajtur një tjetër artikull, dhe kur ishte botuar, famulltari i qytezës kishte sfiduar atë dhe mikun e tij, që të mos ndaleshin vetëm tek të folurit dhe të shkruarit, por edhe të bënin diçka.

“Të bëj?”, kishte menduar gazetari. “Gazetarët nuk bëjnë, por shkruajnë”. Por prifti kishte këmbëngulur, kështu gazetari kishte shkruajtur një tjetër artikull, duke i ftuar të gjithë qytetarët që donin të ndihmonin të pastrehët, që të merrnin pjesë në një takim.

Në takim ishin paraqitur rreth 25 vetë. Kishin themeluar një ent bamirësie të quajtur “Nightwatch”, që angazhohej për të sjellë supë të ngrohtë gjatë tre netëve të javës, si dhe panine apo të tjera gjëra, për të cilat të pastrehët kishin nevojë. Gazetari i ri në moshë ishte një prej tyre, dhe më vonë do të bëhej president i organizatës.

Mundem ta rrëfej këtë histori me një farë sigurie, sepse ai gazetar isha unë vetë. Kohët e fundit mora pjesë në fetimet e përvjetorit të dyzetë të entit të bamirësisë. Tani shpërndarja e gjellëve të ngrohta bëhet shtatë ditë në javë. Në këta vite, organizata ka ndihmuar qindra persona që të gjejnë një shtëpi, një punë apo ndihmë mjekësore për problemet e tyre mendore, si dhe të varësisë nga drogat.

Ka hapur një hostel, ka ndihmuar migrantët pa shtëpi dhe ka themeluar një tjetër organizatë për të pastrehët nën moshën 25 vjeç, që përvit kujdeset për mijëra të rinj e të reja në Londër. Ndërkohë që isha ulur aty e dëgjoja gjithë këto gjëra, nuk mund të mos mendoja që, asnjë prej artikujve të mi, apo fushatave në të cilat kam marrë pjesë, nuk ka patur një efekt konkret, si ato radhë që kisha shkruar për të pastrehët, 40 vjet më parë.

Përse?

Pothuaj të gjithë ato gjëra që ne gazetarët bëjmë dhe për të cilat jemi krenarë, në afat gjatë nuk kanë shumë rëndësi. Në momentet tona të marrëzisë më të madhe – dhe kemi shumë të tilla, ndonëse përulësia nuk është karakteristikë e gazetarëve – mund të fantazojmë se autoritetet i studiojnë me vëmendje fjalët tona dhe se kjo, herët a vonë, do të prodhojë ndonjë farë ndryshimi në zgjedhjet e tyre.

Por është iluzion. Në kuptimin e efekteve konkrete, ajo që vërtetë ka rëndësi (përtej detyrës, thelbësore në një demokraci, të përhapjes së informacionit), është të shtyjmë lexuesit që të veprojnë. Dhe është më shumë e mundur që kjo të ndodhë nëse punon për një gazetë lokale, se sa një të tillë kombëtare.

Nismat e gazetave lokale shpesh herë ia dalin të shpëtojnë shkolla që rrezikojnë të mbyllen, të përmirësojnë shërbimet shëndetësore, të mbrojnë vende me interes historik, e  kështu me radhë. Një gazetë apo radio lokale mund të shtyjnë publikun të veprojë, sepse mbulojnë një hapësirë mjaftueshëm të vogël, sa t’u lejojnë njerëzve që duan të angazhohen, që të takohen dhe të bëjnë diçka. Asnjë e përditshme kombëtare nuk mund të bëjë një gjë të tillë. Nëse zhvendosesh nga një gazetë lokale në një gazetë kombëtare, ndoshta fiton më shumë dhe merresh me tema të një interesi më të përgjithshëm, por humbet shansin për t’i ndryshuar gjërat.

Morali i parë i historisë është që angazhimi lokal funksionon. Mos u qani për një problem në nivel kombëtar, përpiquni ta zgjidhni në nivel lokal.

I dyti është që, falë sfidës së atij priftit, në atë kohë unë vetë shkova kundër rregullave të gazetarisë, dhe u rrëmbeva prej lajmit. Në epokën e internetit, me botën e mbushur me njerëz që shkruajnë dhe komentojnë gjithçka, këto norma duken të kapërcyera tashmë. Gazetarët duhet të përfshihen më shumë. Sot jam 65 vjeç dhe me një tjetër organizatë bamirëse, po përpiqem të imitoj veten time kur isha 25.

* David Randall ka qenë Kryeredaktor i Independent on Sunday në Londër. Libri i tij i fundit është: “Trembëdhjetë gazetarë pothuaj të përsosur” / Në shqip nga Bota.al

Etiketa: david randallgazetarigazetaria
Pas

E moshuara frikësohet, Policia Bashkiake në Tiranë nuk e lejon të shesë çaj, i prish tavolinën prej kartoni (VIDEO)

Para

Zbardhen përgjimet që nxjerrin zbuluar gjyqtarin Miri: Ta jap unë me garanci se për dy javë e ke jashtë

Para
Zbardhen përgjimet që nxjerrin zbuluar gjyqtarin Miri: Ta jap unë me garanci se për dy javë e ke jashtë

Zbardhen përgjimet që nxjerrin zbuluar gjyqtarin Miri: Ta jap unë me garanci se për dy javë e ke jashtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ Zbulohen 5 lokale ku organizoheshin lojëra të paligjshme fati, 3 të arrestuar dhe 7 të proceduar

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat! Flakët vihen nën kontroll, zonja e shtëpisë pëson djegie të lehta

Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Dhërmi/Finalizohet operacioni “Cocktail”, në pranga 2 shtetas anglezë që shpërndanin droga të forta në zonën bregdetare

Shkodër/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohen dy baraka banimi, nuk ka të lënduar

Rusia sulmon Ukrainën me gati 500 dronë dhe raketa

Lushnjë/ Thyerje e masës së Gjykatës, aksident, vjedhje e dhunë në familje, 2 të arrestuar dhe 4 të tjerë nën akuzë (EMRAT)

Berat/Finalizohet operacioni antidrogë “Orders”, në pranga 2 të rinj që shpërndanin doza cannabisi në qytet

Menaxhimi i trafikut në Tiranë, Rrugorja intensifikon kontrollet! 22 të arrestuar dhe 29 mjete të bllokuara në një javë

SHBA, “grusht shteti”: Policia urdhër protestuesve të largohen, Trump: Sillni ushtrinë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.