Zvarritet sërish çështja e Velierës në Durrës. Gjykata Administrative e këtij qyteti ka shtyrë për në 4 dhjetor seancën e rradhës për çështjen ‘Veliera’.
Ndërkohë, shoqëria civile kërkoi shfuqizimin e projektit ‘Veliera’, ndërsa nuk kanë qenë të pakta rastet kur kjo e fundit ka protestuar. Nga ana tjetër Bashkia e Durrësit kërkoi kohë për akt ekspertimin e arkeologëve.
Sipas shoqërisë civile me këtë projekt shkelet ligji për mbrojtjen e zonave arkeologjike. “Nëse nuk na japin të drejtë, shkojmë në Strasburg”, pohoi shoqëria civile.
Po ashtu për aktivistin Sazan Guri shtyrja që po i bëhet kësaj çështje ka qëllim që të fsheh krimin që aty është kryer.
(E.K/FAXWEB)