I ftuar në “Fax News”, diplomati Bashkim Zeneli, ka deklaruar se nuk ka arsye për entuziazëm në lidhje me takimin mes Kotzias dhe Bushatit.
Ai tha se ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur në këto bisedime përveçse ka spekulime mediatike. Zeneli tha se është mirë që janë takuar dy ministrant dhe çështjet janë hedhur në tavolinë, por nuk beson se çështjen çame ta pranojë Greqia, madje edhe për ligjin e luftës asgjë nuk është e qartë pasi grekët thonë që është e hequr, ndërsa ne jo.
Sipas diplomatit shqiptarë Greqia është një aleat i rëndësishëm stratëgjikë dhe se duhet gjetur konsensus pasi marrëdhënia mes dy vendeve duhet të ketë parasysh komunitetin shqiptarë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri.
I pyetur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë pasi Rama edhe në deklaratën e fundit e quajti sit ë tillë, Bashkim Zeneli tha se marrëdhëniet duhet të jenë të mira por deklaratat e ministrit turk se “Europa po fashistizohet” dhe deklarata e presidentit turk Erdogan se “s’ka ç’na duhet Europa” janë shqetësuese, pasi sipas tij Shqipëria nuk mund ta quajë aleat stratëgjik një vend që nuk kia frymë europiane.
“Marrëdhëniet duhet të jenë të mira por deklaratat e ministrit turk se Europa po fashishtozohet, apo Europa nuk ka can duhet janë shqetësuese.
nuk mund të quaj aleat stratëgjikë një vend që ka një frymë antieuropiane.
Spirancën duhet ta hedhim tek Gjermania, spirancën tonë europiane duhet ta hedhim në Gjermani”, tha Zeneli në Fax Neës. (B.H/Faxweb)