Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Edmond Kapllanaj në një intervistë për “Fax News” ka deklaruar se vendimi i KQZ-së për të mos i hequr mandatin ishte i drejtë dhe në përputhje me vendimin e drejtësisë.
Ai tha se në Itali kurrë nuk ka bërë burg dhe se as hyrja në këtë vend dhe në asnjë vend tjetër të Europës nuk I është ndaluar.Sipas tij e gjitha kjo zhurmë nga PS bëhet për të hequr vëmendjen nga çështjet aktuale.
Kapllanaj tha se në lidhje me dënimin në Itakli e kishte marrë vesh nga kreu I PD-së Lulzim Basha në 2015-tën dhe se kishte marrë në Itali gjithë dokumentacionin dhe ia kishte dorëzuar Bashës. Kapllanaj tha se është i hapur ndaj drejtësisë dhe do të pranojë çdo lloj verdikti.
“Kam qenë në një dënim me kusht, një dënim i cili në formën e prerë të gjykatës është i pezulluar. Nuk e kam ditë këtë më parë. E kam marrë vesh 20 vjet më pas. Unë kam rënë pre e një mashtruesi pasi kam blerë një makinë të vjedhur. Pasi më kanë kontrolluar thjeshtë ma kanë marrë dhe më kanë lënë të lirë.
Nuk më është refuzuar asnjëherë hyrja në Itali, dhe unë kam dhe një dokument ku vetë u kam kërkuar doganave nëse kisha ndonjë ndalesë hyrjeje dhe më është mohuar diçka e tillë.
Në Itali kam udhëtuar lirisht gjatë gjithë këtyre viteve, nuk më është ndaluar hyrja as në Itali as në Europë. Unë në 2015 e kam marrë vesh, dua të falenderoj z. Bashën pasi u kërkoi informacion partnerëve për kandidadët dhe më thë mua që kisha një problem në Itali. Unë i thashë se nuk e di që kam një problem por nëse është është ky. Kam shkuar në Itali dhe kam marrë dokumentacionin përkatës dhe rezultoja i dënuar me dy vite burg por dënimi I cili me vendim të gjykatës I pezulluar dhe nuk kam bërë asnjë ditë burg në Itali. Ia kam sjellë z. Bashan në tavolinë dhe pasi e ka parë më ka thënë se kjo nuk është e përfshirë në ndalimin e ushtrimit të funksionit.
Vedndimi i KQZ-së është i drejtë dhe është në përputhje me vendimin e drejtësisë. Unë nuk mund të flas nga ana juridike por kanë folur profesionistët dhe ka folur dhe KQZ-ja”, ka thënë ndër të tjera Kapllanaj. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=Al2OwAjgLQU&feature=youtu.be