Kombëtarja e Kosovës ka përmbysur Letoninë dhe ka fituar me reazultatin 4:3 në stadiumin “Adem Jashari”, duke shënuar fitoren e parë historikë në shtëpi.
Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin ‘Adem Jashari’ u mbyll me rezultatin 2-2 me golat e Glebs Kluskins në minutën e 11-të, ndërsa vetëm 2 minuta më pas barazoi Amir Rrahamani.
Valerijs Sabala shënoi përsëri për miqtë, ndësa për të barazuar mendoi Vedat Muriqi
Pjesa e dytë nisi më mirë për Kosovën, Glebs Kluskinsshënoi golin e dytë personal, ku pas një goditje të fortë nga distanca në minutën e 59-të për 3-2. Por goli i barazimitnë minutën e 85-të dhe rezultati shkoi 3-3. Atëherë kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim ishte mesfushori Besar Halimi, i cili shënoi në minutat shtesë duke çuar shifrat në 4-3 dhe kështu pas 90 minutave ndeshja përfundoi me fitoren e Kosovës.
Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në vend të vet që prej pranimit në UEFA dhe FIFA dhe fitorja e dytë në dy miqësore sa ka luajtur. (B.H/Faxëeb)