Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj kryeministrit Rama pas deklaratave të bëra sot për kryebashkiakun e Mallakastrës Agron Kapllanaj, për të cilin Rama tha madje se po shikon mundësinë që edhe ta shkarkojë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Këlliçi thotë se Rama po sulmon të zgjedhurit e PD-së.
Këlliçi e ka quajtur kërkesën e PS-së për shkarkimin e kreut të KQZ-së Klement Zguri si “fillimi i përpjekjeve me çdo kusht për të blerë dhe manipuluar zgjedhjet vendore të 2019-s”.
REAGIMI I PLOTË:
Dite me te zeza do te vijne per Edi Ramen.
Pasi u be prokurori dhe gjyqtari qe shpalli te pafajshem simbolet e suksesit te PS: Saimir Tahirin, Elvis Roshin, Arben Ndoken, Arben Frrokun, Mark Frrokun, Armando Prengen, tani Edi Rama ka vendosur te sulmoje te zgjedhurit e djathte.
Me fjalorin e nje rrugaçi qe endet i pashprese nga mbidoza droges dhe krimit ai sulmon kryetarin e Bashkise se Mallakastres. Perse sot? Sepse s’po arrin dot ne asnje menyre tjeter te heqe vemendjen nga Tahiri, narko-shteti dhe perdorimi i buxhetit per pastrimin e parave te krimit.
Ndersa kercenimi per shkarkimine e kreut te KQZ eshte fillimi i perpjekjeve me cdo kusht per te blere e manipuluar zgjedhjet vendore te 2019.
Pushteti i Edi Rames rrjedh vetem nga blerja e votes me para te krimit, nga shantazhi kriminal me vendet e punes, kercenimi me kriminele dhe manipulimi i vullnetit te qytetareve.
Asgje nuk do te mund ta shpetoje me. Tashme ai ka dale lakuriq para shqiptareve dhe mbare botes. (B.H/Faxweb)