23:01 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Nga 1 prilli, 22 mijë biznese me xhiro mbi 2 mln lekë do paguajnë TVSH

08:30 | 14/11/2017
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga 1 prilli, 22 mijë biznese me xhiro mbi 2 mln lekë do paguajnë TVSH

Tashmë është zyrtare. Duke filluar nga data 1 prill i vitit të ardhshëm, bizneset që kanë qarkullim vjetor më të madh se 2 milionë lekë do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave në fund të javës së kaluar dhe parashikon, që “Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është qarkullimi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh në një vit kalendarik”.

Të vetmet kategori që nuk do të përfshihen në pagimin e TVSH-së, sipas vendimit të qeverisë janë subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë. Edhe për prodhuesit bujqësorë që i nënshtrohen regjimit të veçantë, skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë, është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik.

Vendimi nuk parashikon përjashtime për profesionet e lira dhe subjektet që ofrojnë shërbime (p.sh. parukeri etj.).

Nga ky vendim pritet të hyjnë menjëherë në skemë rreth 22 mijë biznese që sot deklarojnë qarkullim vjetor më të madh se 2 milionë lekë dhe presioni do të jetë i lartë edhe për 25 mijë biznese të tjera që deklarojnë nën 2 milionë lekë, por vlerësohet që e kalojnë këtë kufi. Pra në total rreth 47 mijë biznese do të duhet të paguajnë TVSH nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm. Nga 73 mijë biznese që sot nuk paguajnë TVSH, vetëm rreth 26 mijë prej tyre pritet që të vijojnë të mbeten jashtë TVSH-së.

Por, çfarë do të ndodhë me avokatët, pasi së fundmi Gjykata Kushtetuese kishte miratuar pjesërisht kërkesën e tyre, sipas së cilës avokatët kanë detyrimin për llogaritjen dhe pagesën e TVSH i nënshtrohen vetëm ata avokatë apo zyra avokatie, niveli i xhiros vjetore të të cilëve e kalon shumën e 5 milionë lekë të reja në vit. (më herët Këshilli i Ministrave, caktonte se avokatët detyrohen të llogarisin, të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH në vleftën 20% të çmimit të shërbimit të kryer, pavarësisht xhiros vjetore të realizuar).

Avokat Jordan Daci shpjegon se më 1 prill mbetet në fuqi, vendimi i Gjykatës së Lartë, pra zero TVSH nën kufirin prej 5 milionë lekësh. Ndërsa nga muaji prill, avokatët që kanë xhiro mbi 2 milionë lekë do të duhet të paguajnë TVSH.

Sa biznese hyjnë në skemë?!
Sipas Fatmir Kazazit, Konsulent Fiskal, aktualisht në Shqipëri ka rreth 110.000 tatimpagues aktivë (që janë të regjistruar dhe ushtrojnë aktivitet), nga të cilët rreth 37.000 janë tatimpagues të regjistruar në TVSH dhe rreth 73.000 biznese të vogla.

Nga të dhënat formale, rreth 70-80% e rreth 73.000 bizneseve të vogla kanë një xhiro të deklaruar për më pak se 2 milionë lekë në vit, që me një llogaritje të përafërt me rreth 300 ditë pune në vit, përkthehet në një xhiro ditore prej 6-7 mijë lekë.

Sipas këtyre të dhënave, të paktën 22 mijë biznese do të hyjnë në skemën e TVSH-së, por presioni do të jetë i lartë edhe për subjektet që deklarojnë më pak se 2 milionë lekë në vit. Sipas z. Kazazi, në terma shumë të përafërt, mendohet që rreth 50% e bizneseve të vogla realisht nuk janë të tilla, pasi faktikisht e tejkalojnë kufirin e xhiros, por pa e raportuar.

FMN dhe ekspertët kundër
Fondi Monetar Ndërkombëtare ishte shprehur fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së për bizneset e vogla. “Pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme.

Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e departamentit të taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime.

Ne e kemi këshilluar gjithashtu qeverinë që të thjeshtojë sistemin e taksave, përfshirë heqjen e përjashtimeve dhe unifikimin e kufirit (p.sh., ai i zbatuar për TVSH-në, tatimin e korporatave dhe tatimin mbi të ardhurat personale)”, – ka pohuar Përfaqësuesi i Përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke.

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, ka pohuar se ndonëse kjo praktikë po bëhet, sipas argumenteve të qeverisë për të luftuar informalitetin, praktika ka treguar që kur i fut të gjitha bizneset njëherësh në një skemë, kjo të çon në rritjen e informalitetit.

Ndërsa Dhoma Amerikane ka shprehur shqetësimin që kufiri I TVSH-së iu la në dorë të vendoset Këshillit të Ministrave çka është një shkelje e Kushtetutës. {Nga leximi i projektligjeve të propozuara si pjesë e Paketës Fiskale 2018, anëtarët e Dhomës janë të mendimit që këto projektligje përcaktojnë vetëm disa parashikime të përgjithshme dhe lënë një hapësirë të madhe për plotësim nga ana e Këshillit të Ministrave. Sipas nenit 155 të Kushtetutës së Shqipërisë “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre, caktohen me ligj”}, ka pohuar Dhoma në komentet për paketën fiskale.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasta, ka pohuar se vendosja e TVSh-së për biznesin e vogël nuk është e pranueshme nga ana e tyre dhe se po lobojnë fuqishëm si shoqatë që të mos aplikohet shtrirja e pragut të TVSH-së, si dhe do ta çojnë rastin në Kushtetuese me mbështetjen e deputetëve. /Monitor/

Etiketa: BIZNESIllogaritjetTatimetTVSh
Pas

Bosnja paralajmëron njohjen e Kosovës, Serbia në panik

Para

4 legjendat që do t’i mungojnë Italisë, Buffon nxjerr emrat (FOTO)

Para
4 legjendat që do t’i mungojnë Italisë, Buffon nxjerr emrat (FOTO)

4 legjendat që do t'i mungojnë Italisë, Buffon nxjerr emrat (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.