09:27 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kulla dhe hidrocentrale të tjera, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton projekte të reja

10:30 | 14/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kulla dhe hidrocentrale të tjera, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton projekte të reja

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar të paktën 16 vendime të reja në takimin e fundit, që sipas rendit të ditës është mbajtur në datë 10 nëntor. Ajo që bie në sy është miratimi i një sërë projekteve të reja në ndërtim, si dhe disa hidrocentrale.

Konkretisht janë miratuar dy leje zhvillimore, për kompaninë Invest Society sh.p.k  ku e para është një godinë Polifunksionale Europiane Blloku, si dhe një godinë Polifunksionale “West Residence”, me vendndodhje në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë.

Përveç këtyre, këshilli ka miratuar një leje ndërtimi për “Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 1 Konstruksion” sh.p.k.

Hidrocentrale të reja dhe ekzistues

Në axhendën e Këshillit Kombëtar të Territorit duket se kanë qenë edhe katër hidrocentrale të rinj, për të cilët u dhanë lejet e ndërtimit. Konkretisht u miratua leje Ndërtimi për hidrocentralin “Kalis”, në ujërat e rrjedhës së lumit të Shmilit, degë e lumit Shkumbin”, Bashkia e Librazhdit, Qarku i Elbasanit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erdy Energy” sh.p.k.

Një leje ndërtimi  u dha për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Antena”, në lumin e Zallittë Shtamës, Bashkia Mat, Qarku i Dibrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Derbi – E” sh.p.k. Po kështu ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Letaj”, në përroin e Thekrës dhe në dy degët e tij, Bashkia e Bulqizës, Qarku i Dibrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Asi-Tre” sh.p.k si dhe  ndërtimi i hidrocentralit “Kamenica”, në përroin e Kamenicës, degë e lumit Dunavecit, degë e lumit Devoll, Bashkia e Korçës, Qarku i Korçës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Favina 1” sh.p.k.

Për hidrocentralin Sekë dhe Zais në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit, në Bashkinë e Matit, Qarku i Dibrës dhe Bashkinë e Mirditës, Qarku i Lezhës është dhënë leje zhvillimi.

Për hidrocentralin “Dragobia”, Komuna Margegaj, Qarku i Kukësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dragobia Energy” sh.p.k është bërë shtyje e lejes ekzistuese./monitor

 

 

Etiketa: keshilli kombetar i territoritkullandertime
Pas

Deputeti i LSI-së bën propozimin e beftë: Të jepet me koncension edhe mbjellja dhe tregtimi i hashashit!

Para

Zjarr në garazhin e pallatit në Elbasan, shkrumbohen dy makina

Para
Vlorë, merr flakë automjeti i punonjësit të policisë, nuk dihen shkaqet

Zjarr në garazhin e pallatit në Elbasan, shkrumbohen dy makina

Discussion about this post

 



Të Fundit

I kërkuar nga Interpol Roma, kapet në Shijak 39-vjeçari i dënuar me 7 vite burgim

Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

OKB: Për herë të parë, vendet arabe dhe myslimane dënojnë Hamasin dhe bëjnë thirrje për çarmatimin e tij

Ngjarja që tronditi Fierin/ 30-vjeçari dhe dy adoleshentë abuzuan seksualisht me të miturën

Tajlanda akuza sërish Kamboxhias: Shkelën armëpushimin për herë të dytë

Valët e para të cunamit në Hawaii dhe Alaska pas tërmetit me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm në të gjithë Paqësorin

Statistikat flasin: Të rinjtë, faktor kryesor në bërjen e aksidenteve

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 viktima dhe 1 person i zhdukur

U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gaz”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.