10:48 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kur Ramës “s’ia mban” me gazetarët italianë: Kam gabuar me sulmin ndaj ”Le Iene”

08:10 | 15/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kur Ramës “s’ia mban” me gazetarët italianë: Kam gabuar me sulmin ndaj ”Le Iene”

Kryeminstri Edi Rama ka folur i ftuar në ‘Studio e Hapur’ me Eni Vasilin edhe për sulmin që bëri për ‘Le Iene’ emisionin që publikoi reportazhin për fëmijët në Bulqizë.

Ai tha se e pranon se ka gabuar për deklaratat ndaj reportazhit të realizuar për Bulqizën, por tha se kishte folur me paragjykim.

E çuditshme për kryeministrin tonë që pranon gabimin me mediat italiane, ndërsa mediat e vendit të tij i quan herë pas here kazan. Dy standarde, jo për gjë po nga Italia fqinje së fundi kanë ardhur dhe disa dosje aspak komode për qeverinë.

“Së pari e vërteta është se nuk e kam parë vetë, e mora si informacion, por cfarë kam thënë është rastet e fëmijëve janë sporadike. Unë pa e parë fola me një paragjykim por e pranoj, kam gabuar, është shumë e thjeshtë, nuk kërkoi falje por kam gabuar”, tha ai.

Përpara disa ditësh emisioni investigativ italian “Le Iene” transmetoi një reportazh nga Bulqiza ku trajtohej problemi i fëmijëve që punon gjithë ditën në stoqet e mineralit të kromit për të fituar 100-200 lekë në ditë. Fëmijët dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfra dhe gazetarja Alice Martineli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet.

Por gjatë një vizite në Bulqizë Rama e mohoi këtë situatë madje duke e konsideruar një media kazani.

“Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën më filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren…tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”- kishtë thënë Rama për reportazhin e ‘Le Iene’.

Ndërkohë në një video publikuar në median italiane, gazetarja Alice Martineli i sqaronte me detaje Ramës, atë që kishte ndodhur në Bulqizë. Pa duf, me fakte dhe argumente, dhe në fund duke i treguar vendin, se puna e tij nuk ishte të merrej me reportazhin por të përmisojë fatin e fëmijëve të Bulqizës. 

(B.H/Faxweb)

Etiketa: alice martinelirama-le iene
Pas

CILËT janë tre shqiptarët që u kapën me 2.4 ton kanabis në Itali, qëlluan edhe mbi Policinë

Para

A ka ndikuar konflikti juaj me ‘’Top Channel” në heqjen e Sokol Ballës? Si përgjigjet Edi Rama

Para
A ka ndikuar konflikti juaj me ‘’Top Channel” në heqjen e Sokol Ballës? Si përgjigjet Edi Rama

A ka ndikuar konflikti juaj me ‘’Top Channel” në heqjen e Sokol Ballës? Si përgjigjet Edi Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e Iranit, ministria e Jashtme: 5 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta

Sulmi i Iranit mbi Izrael, Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

Irani: Dy gjeneralë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

Vala e sulmeve Izrael-Iran

“Natë e vështirë në Izrael”/ Ambasadori amerikan në Tel Aviv: M’u desh të futesha pesë herë në strehimore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.