Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia dhe vrasja e saj prej një muaji është kthyer në një çështje diskutimi në Maltë dhe jo vetëm.
Në nder të arritjeve të saj dhe disa shkrimeve të forta, nga dje salla ku organizohen konferencat kryesore për shtyp në Parlamentin Evropian në Strasburg u pagëzua me emrin e saj.
“Çdo herë që do të mbahet një konferencë shtypi në këtë sallë, ata që do të dëgjojnë dhe që do të marrin fjalën do të sjellin ndërmend që kjo sallë nënkupton se nuk do të pushojmë së qëni të kujdesshëm përballë ngjarjes që u shënua në Maltë”, deklaroi presidenti i Parlamentit, Antonio Tajani, i cili mbajti një fjalim para portretit të blogeres, në prani të disa qindra gazetarëve dhe deputetëve, dhe familjes së gazetares.
“Ne do të vijojnë të kërkojmë hetim ndërkombëtar”, shtoi Tajani, duke theksuar se sakrifica e kësaj gruaje nuk duhet të jetë e pavlerë.
E cilësuar si vetë WikiLeaks, Daphne Caruana Galizia, 53 vjeçe zbuloi disa nga anët më të errëta të politikës malteze, duke shënjestruar kryeministrin laburist, Joseph Muscat dhe së fundmi gjithashtu dhe kreun e opozitës.
(E.K/FAXWEB)