Zltako Dalic do ta drejtojë Kroacinë edhe në Botërorin “Rusi 2018”. I emëruar në krye të përfaqësues ballkanase pas shkarkimit të Ante Cacic, Dalic i ka bindur plotësisht drejtuesit e Federatës Kroate të Futbollit me punën e tij gjatë kësaj periudhe.
Ish-trajneri i Dinamos në kampionatin shqiptar fillimisht arriti ta udhëhiqte Kroacinë drejt një fitoreje në një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo ndaj Ukrainës në transfertë për ta kualifikuar në “play-off”, ndërsa më pas eliminoi Greqinë me rezultat të përgjithshëm 4-1 duke e çuar Kroacinë në Rusi.
Lajmin për konfirmimin e trajnerit Dalic në krye të përfaqësues deri në përfundim të Botërorit “Rusi 2018”, u publikua nga vetë Federata Kroate e Futbollit, e cila bën gjithashtu të ditur se zyrtarizimi i kontratës do të bëhet javën e ardhshme.
(E.K/FAXWEB)