13:36 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çmimet Kult, shpërthen regjisorja: Mjaft më, mos e nominoni emrin tim, ndryshe ju pret Gjykata! Ju kam falur tri herë…

11:21 | 15/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çmimet Kult, shpërthen regjisorja: Mjaft më, mos e nominoni emrin tim, ndryshe ju pret Gjykata! Ju kam falur tri herë…

Regjisorja e njohur Elma Doresi ka reaguar ashpër pas ndarjes së çmimeve Kult, ku ajo ka qenë e nominuar me veprën e saj ”Zbutja e Kryeneçës”.

Edhe pse kjo vepër ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm edhe në tregun ndërkombëtar, çmimi i regjisorit të vititi ju dha Altin Bashës. 

Regjisorja paralajmëron se do ti hedh në gjyq çmimet Kult në rast se emri i saj nominohet sërish. 

”Tre herë jam nominuar në këtë “eveniment”(natyrisht që nuk isha kurrë e denjë për tu vlersuar,mesa duket nuk plotësova kriteret e duhura për ata) dhe në të treja herët telefonata ka qënë e tillë,e hapur dhe fyese.”A do të vini”?! Pra,nuk qënkam unë as këtë herë,është mëse e kuptueshme!Nuk do shumë mënd për ta kuptuar.Si nuk na e bënë edhe kinezët këtë pyetje?!Apo,Kina është tjetër gjë.Kina nuk na njihte,njohu vetëm artin tonë”, shkruan ndër të tjera regjisorja. 

REAGIMI I PLOTË I ELMA DORESIT:

Çmimet Kult…!

“Përshëndetje,me Elma Doresin flas?
-Po,urdhëroni!
Atëhere ju jeni e nominuar për çmimin e regjisë së vitit.Urime dhe suksese!
-Ju falenderoj shumë!
Elma,ju do të vini natën e ndarjes së çmimeve?”

Tre herë jam nominuar në këtë “eveniment”(natyrisht që nuk isha kurrë e denjë për tu vlersuar,mesa duket nuk plotësova kriteret e duhura për ata) dhe në të treja herët telefonata ka qënë e tillë,e hapur dhe fyese.”A do të vini”?! Pra,nuk qënkam unë as këtë herë,është mëse e kuptueshme!Nuk do shumë mënd për ta kuptuar.Si nuk na e bënë edhe kinezët këtë pyetje?!Apo,Kina është tjetër gjë.Kina nuk na njihte,njohu vetëm artin tonë.
Kina zgjodhi shfaqjen!
Më kujtohet se pas dy vitesh e nominuar mu bë ftesa për të qënë në komision.Pranova!Pranova se doja ti shikoja në fytyrë “Ata” që gjykojnë artin tonë.Një regjisor i vjetër,profesor,më tha : “Bij,ti duhet të konkurosh,ti kishe spektakël në shfaqje,kishe regji”.Qesha dhe me qetësi i thashë : “Po edhe tek Karnavalet e Korçes dhe Tri Mëndjet në Ankand kisha regji”,u morën çmime dhe vlerësime kudo,deri në Vienë vajtëm por nuk kisha për ta!Nejse.
Filluan gjykimet!Devis Muka ti atëhere kishe realizuar rolin e Prefektit.Ty nuk të njohu publiku.Ti mbajte shfaqjen dhe figurën e tij për 120-të minuta.Thonë se Kapedani,i ndjeri Albert Veria ka qënë në moshën tënde kur krijoj atë rol dhe ata tani kishin mundësinë të tregonin se historia përsëritej me ty.Por jo!As ti nuk ishe i denjë për ata.E di çfarë Devis?Ata patën frikë Devis,dhe nuk të sulmuan me skenën por me votën.Kaq kanë në dorë,por artin as ty dhe as mua nuk na ndalojnë dot ta bëjmë!Dhe ia ku jemi sot!Ndërsa ata vazhdojnë ende me letrat dhe me votat ne jemi tek realizimet!
I kërkoj ndjesë Valina Muçollit se nuk pranova të votohej!Po!Më thanë se kishte bërë karakter të mirë.Unë e dija.Isha regjisorja dhe kam qënë me të çdo natë e kam qeshur si një idjote,por Valina kishte rol dytësor dhe unë sakrifikova aktoren time por me gjykimin e drejtë siç duhej nje antare e komisionit,rregulli : Aktorët me role të para!
Ate natë ,në ceremoni u fitua çmimi nga aktore në role te dyta.Më fal Valina që u tregova e drejtë në një botë të zhdrejtë!

Koha kalon dhe vjen lajmi se Zbutja e Kryeneçes është nominuar tek Kulti!E vërteta ishte se e dija.Ata nuk janë kaq idjot për ta treguar kaq haptasi paaftësinë e tyre.Do na nominonin se fatkeqësisht për ta, ajo shfaqje la një shenjë,mbushi një sallë dhe iku në Kinë!Ajo shfaqje,edhe dje morri duartokitje gjatë nominimit por çmimin jo,përsëri e pa denjë për ta!
He çuna,ti falim dhe kësaj rradhe si thoni?I falim!Ne mbushim shpirtin dhe sallat,ata le të mbushin shpirtin me votat.
Tre herë të falur!
Por tani : Mjaft!
Fiksojeni këtë emër : Elma Doresi!Ju ndaloj kategorikisht të jetë pjesë e edicioneve tuaja mediokre!Nuk toleroj më që produksionet me emrin tim të jenë pjesë e juaja në të kundërt do ti drejtohem gjykatës!!Fjala ime e fundit!!
Vlerësimi im është dhe do të mbetet publiku!Ah,dhe kompeticonet jashtë tokës sime ku kam lindur.Atje ku kritikat dhe komisionet nuk përbëhet nga ziliqar dhe mediokër.

Ps : Përshëndes jurinë e nderit!Ju lexova emrat dhe të them të drejtën : Qeshëm të gjithë!U gjykuam nga ju që nuk keni shkelur në skenë.Nga ju që nuk e dini se çështë djersa në skënë,që nuk e dini luftën me skenën,nuk e dini se aty derdhet gjak e luajmë çdo ditë me jetët tona dhe akoma më keq nuk e dini e nuk e keni provuar pagjumësinë e natës e luftën me veten!
Mbani letrat se neve do vazhdojmë të mbajmë skenën!Ju merrni çmimet,aq keni në dorë..Ne ndërkohë do vazhdojmë të mbajmë publikun..atë që nuk fitohet nga disa letra A4,atë nuk e korruptoni dot!

Elma Doresi

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: cmimet kulelma doresiregjisorja
Pas

96 vjeç po legjendë e gjallë, gruaja e Selman Stërmasit ka pasur një vizitor të veçantë (FOTO)

Para

Pas takimit me Bushatin, Mogherini: Në 6 muajt e ardhshëm Shqipëria duhet të marrë hapa konkretë

Para
Pas takimit me Bushatin, Mogherini: Në 6 muajt e ardhshëm Shqipëria duhet të marrë hapa konkretë

Pas takimit me Bushatin, Mogherini: Në 6 muajt e ardhshëm Shqipëria duhet të marrë hapa konkretë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

11 maji, shpërndahen materialet zgjedhore në Fier

Aksident tragjik në aksin rrugor Gramsh–Poroçan, dyshohet një i vdekur

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.