03:49 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse Kastro Zizo u përjashtua nga Festivali në RTSH

11:38 | 15/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse Kastro Zizo u përjashtua nga Festivali në RTSH

Kastro Zizo, një nga këngëtarët më të talentuar shqiptarë është përjashtuar nga festivali i fundvitit në Radio-Televizionin Publik Shqiptar, kanalin publik që mbahet me taksat tona.

”Pas shume mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy rreshta: Situata e mos pranimit te kenges sime ne festivalin e RTSH nuk duhet perdorur ne asnje menyre politikisht.”, komenton vetë këngëtari lidhur me ngjarjen.

Po çfarë ka ndodhur me të? Pse kënga e tij u përjashtua nga konkurimi?! Nuk dihet se kush është grupi përzgjedhës i këngëve por dihet paraprakisht se festivali do të drejtohet nga Adi Krasta.

Në krye të RTSH-së është Thoma Gëllçi, ish-kryeredaktor i Zërit të Popullit të Partisë Socialiste. Këngëtari Kastro Zizo ka qenë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. A është e gjitha politike?! A po përdor Gëllçi të njëjtën skemë të shefit të tij të madh: Edi Ramës, ”Fshesën” edhe te arti?! Rama  që kur mori pushtetin ka nisur ”Fshesën” në administratë duke larguar nga detyra drejtues dhe nëpunës  që nuk i përkasin partisë së tij. Javë më parë sulmoi edhe një këngëtar tjetër të talentuar, Klajdi Musabelliun, për të cilin tha publikisht se ka mbajtur vendin e punës kot në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, si ekspert në Zyrën e Shtypit, ndërkohë që Musabelliu publikoi diplomën  e tij për Shkenca Komunikimi.

Vetë këngëtari Kastro Zizo nuk e ka publikuar tekstin e këngës, mbi të cilin është ngritur preteksti nga organizatorët. Teksti është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. E gjithë kënga flet për largimet masive nga Shqipëria.

Në listën e publikuar me emrat e këngëtarëve 2 ditë më parë emri i Kastro Zizos nuk figuronte dhe as nuk kishte ndonjë sqarim për ngjarjen. Nga 60 këngë organizatorët thonë se kanë zgjedhur për të interpretuar 22. Emrat e këngëtarëve të përzgjedhur janë: Artemisa Mithi, Boiken Lako, David dhe Genc Tukiçi, Elton Deda, Ergi Bregu, Evans Rama, Eugent Bushpepa, Grupi “Akullthyesit”, Grupi “Lynx” ,Grupi “Na”, InestNeziri, Lorela Sejdini , Manjola Nallbani, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi, Redon Makashi, Rezarta Smaja e Luis Ejlli , Stefi dhe Endri Prifti, Tahir Gjoci, Voltan Prodani dhe Xhesika Polo. (V.G/Faxweb)

TEKSTI I KËNGËS SË CASTRO ZIZOS

”I huaj…

I përgjumur një mëngjes vere

Lash në tavolinë një letër të ftohtë

Duke mbajtur shtrënguar fort lotët

Me fjalët: M’duhet të iki, nuk rri dot

Pastaj vazhdova me fjalë të tjera

“M’duket se vendi nuk më përket”

Më prisje që në agim tek dera

Me the: ikja jote larg, po më vret!

S’ka kuptim të qëndrojë këtu

Mjaft me mëshirë për njeriun e lirë

Do endem i huaj, diku,

Se Burgun e mjerimit se kam kapërdirë

Më fute në xhepin e ftohtë

Një shami nëne që thotë lamtumirë

Të duhet të jesh e fortë

Se kjo është krenaria e njeriut të lirë

Ika larg teje atë natë

Si një ëngjëll që nuk kishte më krah

Se kështu më thërrisje i vogël

Isha veç një djalosh mama

Tani më sheh me maska

Tek endem i vetëm në mërgim

Me ikjen time të vrava,

E shoh vështirë të ketë më kthim

Këtu është ndryshe nëna ime

Është një parajsë me qiell sterr të zi

Njerëzit qëndrojnë herë pas herë dyshe,

Po mes tyre ka shumë vetmi

Dhe unë gjeta punë, shoqe jete

Gjeta mundesinë për pak ngrohtësi

Por kam shumë mall për rrugët e mjera

Udhëtoj në ëndrra tek shtëpia ku rri ti

Tani kam një djalë të vogël

I kam vënë emrin e vendit tim

Arbër e thërrasin shokët

Dhe ai i huaj këtu në këtë vegim

Mezi sa pres të vij

Të tregoj jetën time të plotë

Do të ishte shumë krenare

Do të gëzoheshe, e heshtur në lotë

Ti me zgjon dreq (djall’), me th’rret të bie, në dëshpërim

Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim

Hidhu, kërce me jetën o njeri

Valsin e ëmbël të robërisë

Me shiko me zjarr në sytë e mi

Do të digjesh si njeri i lirë

Eja të ngjitemi në qiell të dy

Si shtegëtarë pa emër në errësirë

Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty

Që nuk shuhen asnjëherë

 

Jam i ngopur e dashur

20 vjet vallëzova me shpirtin tim

kërceva valsin si xhonglier nate

dhe askush s’e kuptoi që ishte veç një film

Tani më duhet të kthehem tek ty

Ka ardhur koha të të kthej shaminë e ftohtë

Të ecim në pragun e derës të dy

Dhe ti të shpërthesh e lodhur në lotë

Shikoj fytyrën tënde

Dhe eci i ngjathët drejt teje nënë

Më dukesh si atëherë e re

Por sytë e rinisë të kanë lënë

Tani do jemi bashkë

Edhe pse gjumë pranë një shtrati të bardhë

Nuk lëviz më ajri

Dhe lëkura e ngrohtë e duarve të është tharë.

Ti më zgjon djall, me th’rret të bie, në dëshpërim

Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim

Hidhu, kërce me jetën o njeri

Valsin e ëmbël të robërisë

Me shiko me zjarr në sytë e mi

Do të digjesh si njeri i lirë

Eja të ngjitemi në qiell të dy

Si shtegëtarë pa emër në errësirë

Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty

Që nuk shuhen asnjëherë

Merre jeten tende tregoje si fëmijë

Merre dhe vallëzimin tonë të kercesh në pafundësi

Mos harro nga vjen, mos harro asnjëherë!

Se i huaji në këtë vënd nuk je ti

Eja të ngjitemi në qiell të dy

Si shtegëtarë pa emër në errësirë

Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty

Që nuk shuhen asnjëherë”

Castro Zizo dhe Thoma Gëllçi

Etiketa: castro zizofestivalifestivali ne rtshThoma Gellçi
Pas

Arrestimi i 11 zyrtarëve në Kavajë, Policia jep DETAJE: Sa persona nuk ishin në dijeni

Para

Gazetarja e pyet mbi hetimet e Prokurorisë së Catanias për Tahirin, si përgjigjet Mogherini

Para
Gazetarja e pyet mbi hetimet e Prokurorisë së Catanias për Tahirin, si përgjigjet Mogherini

Gazetarja e pyet mbi hetimet e Prokurorisë së Catanias për Tahirin, si përgjigjet Mogherini

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.