Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i pyetur nga gazetarja Erisa Zykaj në lidhje me kapjen e peshqve të mëdhenj ka deklaruar se në lidhje me Tahirin palamenti bëri ç’ishte e mundur që ai të hetohet pasi iu hoq imuniteti.
INTERVISTA:
Erisa Zykaj: Çfarë do të bëni në lidhje me kapjen e peshqve të mëdhenj, për të cilën ka folur dhe ambasadori Lu?
Bushati: Besoj është shumë e shëndetashme për procedin e transformimit që faketet të ndahen nga komentet qofshin ato edhe politike.
Lidhur me Vettingun dua t’i informoj se procesi ka nisur dhe do të jetë një vlerësim për 800 gjyqtarë dhe prokurorë. Parlamenti miratoi me konsensues buxhetin që do të shkojë për këtë proces. Shqipëria shpenzon më shumë se çdo vend tjetër i rajonit për procesin e Vettingut dhe drejtësinë. Është mirë gjithashtu që tja kujtojmë vetes që Shqipëria është vendi i parë në rajon që i krijoji mundësi një grupi të huaj për të punuar kaha për krah me ekspertët vendasë.
Së dy përmendët edhe ju referuar komisonerit Hahn, përsa i përket nevojës për një konsolidim arritjesh të institucioneve dhe atyre të policisë në lidhje me zyrtarë, në lidhje me njerëz që shkelin ligjin unë do ju them që kjo është një nevojë e shoqërisë shqiptare. Unë pata mundësi për të shkëmbyer sot disa të dhëna dhe raste konkrete që flasin për trajektore konkrete në rritje të Shqipërisë.
Mund tju them që përgjigja që ka ardhur nga parlamenti i jemi përgjigjur prokurorisë shqiptare për të nisur hemtin ndaj ish minsitrit dhe parlamenti shqiptar ka vendosur për t’i hequr imunitetin deputetit me qëllim për t’u hetuar për të bërë hetim për atë, për t’u verifikuar, për t’u bërë kontroll banese. Të kemi durim sepse kemi hapur një kapitull për shtet-kosolidim.”, u shpreh Bushati. (J.V/Faxweb)