Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Hani Hotit – Shkodër, në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe.
Gj. M. 55 vjeç, banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targë SH4983E, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas të seksit mashkull rreth 40 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë, ku deri tani nuk është identifikuar.
DETAJET E POLICISË:
Sot, rreth orës 05:50, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në aksin rrugor Hani Hotit – Shkodër, në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Gj. M. 55 vjeç, banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targë SH4983E, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas të seksit mashkull rreth 40 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë, ku deri tani nuk është identifikuar.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(E.K/FAXWEB)