Ditën e sotme kryeministri Rama qe i pranishëm në Akademinë e Sigurisë duke folur në lidhje me sfidat e sigurisë si dhe me Vetingun në rradhët e uniformave blu.
Për deputetin e LSI-së, Endrit Braimllari është e turpshme sesi Rama mundohet që të bindë policët e rinjë në luftën kundër krimit, kur të gjithë e dinë që nën bekimin e Ramës vendi u mbush me drogë.
“ Kryetrafikanti doli dhe bëri moral sot para Akademisë së Policisë. Është e turpshme se si mundohet të bindë policët e rinj për luftën kundër krimit të organizuar.
Të gjithë e dinë që me bekimin e kryetrafikantit Edi Rama, Shqipëria u mbush me kanabis dhe krimi i organizuar dominoi në çdo qytet.
Kryetrafikanti i bënte thirrje policëve në fushatë të heqin kapelet dhe të mbledhin sa më shume vota për Rilindjen dhe tani del dhe bën moral para policisë”, shkruan Braimllari.
(E.K/faxweb)