06:44 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

VIDEO/ Si u kapën nga Policia brenda lokalit tre të fortët në Fier, krimet që dyshohet se kanë kryer

14:34 | 15/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Si u kapën nga Policia brenda lokalit tre të fortët në Fier, krimet që dyshohet se kanë kryer

Goditja e parë nga Policia Shqiptare në sajë të operacionit “Forca e Ligjit” është bërë në Fier.  Operacioni “Forca e Ligjit’ ka realizuar goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit.

 Nga ky aksion janë arrestuar 3 persona të cilët dyshohen se  anëtarë të një grupi, sipas policisë me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit.

Por me sa shihet, dy nga personat banojnë në fshat.  ”4 automjete, njëra e blinduar; – 2 armë gjahu; – 1 dedektor valësh; – shkop gome; – 2 thika me përmasa të ndryshme; – 8 telefona celularë; – 900 euro.”, janë armët dhe automjetet e sekuestruara. Pasuritë e tyre janë: 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti; 2 automjeje; 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem.

 Të arrestuarit janë:

– Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.

– Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.

– Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

OPERACIONI:

Operacioni “Forca e Ligjit’ ka realizuar goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit.

Janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit janë ndërmarë një sërë masash tekniko–organizative e policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale. Në fokusin e Policisë në këtë periudhë ka qenë evidentimi, identifikimi dhe goditja e aktivitetit të grupeve kriminale që operojnë ndër vite në fushën e narko-trafikut, por edhe të aseteve që keto grupe zotërojnë.

Nga strukturat policore të Drejtorisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, u finalizua operacioni policor i koduar “Grand”, ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të skeduar si anëtarë të ketij grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit: – Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier. – Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier. – Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim. Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, shtetasit Kujtim Kuçi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krëhëra me fishekë. Shtetasit Bashkim Ahmeto iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë. Shtetasit Dritan Tusha iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material veç armave të zjarrit dhe drogës, edhe: – 4 automjete, njëra e blinduar; – 2 armë gjahu; – 1 dedektor valësh; – shkop gome; – 2 thika me përmasa të ndryshme; – 8 telefona celularë; – 900 euro. Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht.

Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre. Deri tani janë dentifikuar disa prej pasurive, si: – 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti; – 2 automjeje; – 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem; Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdoje intensivisht deri në realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

(E.K/FAXWEB) 

https://www.youtube.com/watch?v=NmkkEKgV6Ao&feature=youtu.be

Etiketa: policiapolicia e fierit
Pas

Rritet deri në 40 për qind taksa e banesës

Para

Kur qeverisë i plas qelbi në duar…Rama s’paska parë asgjë kur i ka kaluar elefanti nën hundë

Para
‘’Shoku, shoqja”, Mërtiri: PS të shpallet muze i komunizmit, dinozaur si Ruçi e Xhafaj ende flasin me dhëmbë shtrënguar

Kur qeverisë i plas qelbi në duar...Rama s'paska parë asgjë kur i ka kaluar elefanti nën hundë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.