Një vjedhje është bërë sot gjatë natës në fshatin Iljaz të Himarës. Por, veç shtëpisë dhe sendeve me vlerë që kanë gjetur në banesë, hajdutët kanë marrë me vete edhe skafin.
Burime nga policia kanë konfirmuar për ‘’Fax News” se grabitja ka ndodhur gjatë natës në një banesë të pabanuar në këtë fshat.
Policia thotë po vijojnë hetimet edhe për të saktësuar se nëse ka patur sende të tjera të grabitura nga banesa veç mjetit lundrues, por edhe për të identifikuar autorët e grabitjes se ndodhur gjate natës.
Mësohet se mjeti lundrues ishte i gjatë rreth 6 metra me ngjyrë të bardhë dhe nje motorr tip yamaha,ndërsa është grabitur së bashku me karelin që mban gomone.
Shtëpia dhe skafi ishin pronë e Loreta Loreta Baxhaku. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.
(E.K/FAXWEB)