Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë.
Mësohet se është përplasur furgoni që transportonte punonjësit e HEC-it të Fierzës, paraprakisht mësohet se një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.
”Fax News” raporton se viktima e këtij aksidenti është Dem Oruçi. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dushaj.
Informacioni paraprak:
Më datë 17.11.2017, në fshatin Dushaj, në zonën B, është përplasur fugoni HEc-it, me drejtues mjeti shtetasi, K.D., me mjetin tip “Benz”, me drejtues mjeti shtetasi O.A., banues në Pukë.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi D.O., si dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit K.D, O.A, si dhe punëntoret e HEC-it, shtetasit, B.Gj, B.P., A.I., M.Ç., M.D., B.M., të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(E.K/Faxweb)