Sot bëhen tre vite nga ndarja nga jetë e Doktor Florit, ikje e cila ka sjellë jo pak dhimbje për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.
Ai u ngjit në skenë më shumë se 15 vite më pare si pjestar i grupit “Ëest Side Family” për të kënduar vargje që dhe sot mbahen mend e këndohen nga të gjithë.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka qenë bashkëshortja e tij Blerina ajo që ka kujtuar të shoqin me një fotografi shoqëruar me fjalët e ndjera “3 vjet pa babin”.
Po ashtu miqtë e tij më të afërt, Aurela Gaçe, Ermal Mamaqi, Landi e shumë të tjerë, nuk e harrojnë dot lehtë datën që iu mori mikun e tyre më të mirë.
(E.K/Faxweb)