I dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit Artan Cuku muaj më parë, Mikel Shallari kërkon sot nga Gjykata ndryshimin e masës së arrestit me burg. Kjo sipas avokatit mbrojtës së tij bëhet pasi të riut i rrezikohet jeta në ambjentet e burgut.
Po ashtu ai kërkon që gjyqi të bëhet me dyer të mbyllura, pasi rrezikohet jeta e klientit të tij. Shallari dyshohet se ka shërbyer si vrasës me pagesë dhe porositësit janë persona të tjerë.
Më herët Prokuroria ka dhënë detaje nga hetimet për Shallarin, duke thënë se ka përputhshmëri gjenetike 100% të gjurmëve të gjetura. Pra ka qenë ADN në xhepat e bluzës sportive, që ka lënë në kosh autori, e cila ka zbardhur identitetin e tij.
Nga pamjet e kamerave është parë që autori ecën me duart në xhepa në bluzë.
Ekspertët e kanë shpërndarë profilin e ADN dhe ka reaguar Interpol berna e Zvicrës që kanë thënë ne kemi pasur një të shoqëruar me këtë profil gjenetik.
(E.K/Faxweb)