Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Rreth orës 03.00 te dt 17.11.2017 në lagjen “Blloku i ri” Tepelenë tre persona kanë tentuar të grabisin me armë banesën e shtetasit Elton Çiço, i cili është ekzekutuar para rreth dy vitesh në Tiranë.
Ndërkohë ‘’Fax News” raporton se pranë banesës janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Efektivët e policisë po kryejnë kontrolle banesash si dhe kanë ngritur pika kontrolli në vende të ndryshme.
‘’Fax News” mëson se pranë banesës së Elton Çiços është gjetur edhe një grop e cila është hapur dhe mbyllur sërish dyshohet se autorët kanë bërë kontroll për të gjetur ndonjë sasi lekësh.
Po ashtu nga fotot e sigururar nga ”Fax News”, shihet edhe dëmtimi që iu është bërë kamerave të sigurisë nga ana e grabitësve.
Derio më tani deklaratë për Policinë ka dhënë vetëm vëllai i Elton Çiços, ndërsa prindërit e tij janë të indinjuar, pasi ndihen të kërcënuar dhe kërkojnë mbrojte nga shteti.
Dyshimet e para janë që kjo ngjarje është vazhdim i përplasjes mes grupeve kriminale.
Çiço u vra në një lokal në zonën e Bllokut, ndërsa i dyshuari kryesor për vrasjen e tij Jani Aliaj është ende në kërkim.
Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se Nelgert Pata ka qenë personi që drejtonte makinën me të cilën Jani Aliaj, person tashmë në kërkim, shkoi tek lokali ku qëndronte Elton Cico në zonën e Bllokut dhe pasi kreu vrasjen, u largua nga vendi i krimit.
Makina është fokusuar nga kamerat e sigurisë jo vetëm në vendin e vrasjes por edhe në gjithë itinerarin që ka përshkruar derisa është parkuar në zonën e rrugës së Kavajës ku është gjetur më pas e kontrolluar nga policia gjyqësore.
DETAJET E POLICISË:
Rreth orës 03:20, njoftohemi se në shtëpinë private, brenda rrethimit, të shtetasit N.Ç, banues në lagjen Demokracia, Tepelenë, kanë hyrë 3 persona dyshohet të armatosur.
Personat në momentin që janë pikasur nga pronari i shtëpisë, dyshohet se kanë marrë serverin e kamerave që ndodhej në një kasetë në oborr dhe janë larguar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe grupi hetimor. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Grupi hetimor po vijoj punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërko po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(E.K/Faxweb)