Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari është shprehur se sot është një ditë e madhe për Tiranën pasi sot nderohet sakrifica dhe mundi i çdo të riu apo të reje, burri dhe gruaje, që dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës.
REAGIMI:
Sot është një ditë e madhe për Tiranën. Sot nderojmë sakrificën dhe mundin e çdo të riu apo të reje, burri dhe gruaje, që dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës. Është detyrë, të nderojmë dhe të ngrejmë lart vlerat më të mira e të gjithë atyre që luftuan për lirinë. Kjo është një ditë nderimi dhe respekti për sakrificat e popullit të Tiranës. Nderim të veçantë për ato të rinj dhe të reja që ranë dëshmorë për Çlirimin e Tiranës. Sakrifica e tyre duhet të jetë udhërrëfyese e brezit tonë dhe të gjithë shqiptarëve që të ruajmë për vendin rrugën e vlerave që aspiruan ata, vlerat e lirisë dhe dashurisë për Atdheun, për një Shqipëri Europiane.
(J.V/Faxweb)