02:37 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputeti demokrat i Dibrës viziton nxënësit e helmuar në Bulqizë, i bën thirrje Ministres së Shëndëtësisë: Sill ekip mjekësor

23:28 | 17/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti demokrat i Dibrës viziton nxënësit e helmuar në Bulqizë, i bën thirrje Ministres së Shëndëtësisë: Sill ekip mjekësor

Deputeti demokrat i Dibrës, Xhemal Gjunkshi ishte në Bulqizë pranë nxënësve të helmuar në shkollën e fshatit Shupenzë dhe familjarëve të tyre.

Deputeti Gjunkshi ka konstatuar mungesë të personelit mjekësor në Bulqizë për trajtimin e të shtruarve gjatë natës, ndërsa thotë se ende po vijnë nxënës me simptoma helmimi si këputje gjunjësh dhe marrje mendsh.

“Duke ndjekur situatën në spitalin e Bulqizës bashkë me Defrim Fikun kryetarin e PD Bulqizë, ku ende vijnë nxënës me simptoma helmimi, këputje gjunjësh dhe marrje mendësh. Është për të ardhur keq se situata në orët e mbrëmjes nuk është vlerësuar. Në spital janë mbi 25 të sëmurë dhe ende vijnë, por për të trajtuar të sëmurët është vetëm një mjeke dhe 2 infermjere. Sot dhe gjithë natën duhej që të ishin në gatishmëri jo vetëm mjekët e Bulqizës por edhe të Peshkopisë e të Matit. I bëjmë thirrje Ministres së Shëndetësisë të vlerësojë situatën që të mos agravojë më tepër. Të sjellë ekip mjekësor që t’iu japë ndihmën shëndetësore këtyre fëmijëve që po rikthehen nga 2 apo 3 herë. Falë zotit nuk kemi dëme në jetë njerëzore, tani na takon ne njerëzve të sakrifikojmë deri në përmirësimin e tyre”, ka thënë Xhemal Gjunkshi.

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Xhemal Gjunkshi
Pas

Largimi i Tahirit, Berisha ironizon: Rama e nisi të marrë pjesë në varrimin e Toto Rinës

Para

Rrëfimi i dhimbshëm i Granit Xhakës për “The Guardian”: Babain e torturuan në burg pse kërkonte të drejtat e tij, është kaq tragjike!

Para
Rrëfimi i dhimbshëm i Granit Xhakës për “The Guardian”: Babain e torturuan në burg pse kërkonte të drejtat e tij, është kaq tragjike!

Rrëfimi i dhimbshëm i Granit Xhakës për “The Guardian”: Babain e torturuan në burg pse kërkonte të drejtat e tij, është kaq tragjike!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.