04:06 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Kjo krehja e ministrit dhe kryeministrit është zbutur nga një bakshish miliona euro”, çfarë paralajmëron Basir Çollaku në ”Fax News”

13:18 | 18/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Kjo krehja e ministrit dhe kryeministrit është zbutur nga një bakshish miliona euro”, çfarë paralajmëron Basir Çollaku në ”Fax News”

Gazetari Basir Çollaku deklaroi sot në ”Fax News” detaje të forta të informacionit që ka brenda dosja e hetimit të ministrit Saimir Tahiri dhe grupit Habilaj.

Sipas Çollakut aty ka informacione që vënë në siklet kryeministrin e vendit Edi Rama.

”Kryeministri dhe qeveria do të prodhojnë çdolloj ngjarje si të heqin vëmendjen, çdolloj ngjarje. Ata çohen në mëngjes çfarë të prodhojmë sot, çfarë lajmi të bëjmë, se si të bëjmë një kontroll mediatik, sepse kjo është ngjarja kryesore që identifikon përfshirjen e ish-ministrit dhe të kryeministrit.

Nuk besoj se në një qeveri ka persona me pushtet më të lartë se sa kryeministri në një aferë, në një platformë kriminale të trafikut të drogës.

Ka prova, të cilat implikojnë bashkarisht ish-ministrin dhe kryeministrin.

Është bërë mediatike tashmë një sasi parash që është shkëmbyer, që pretendohet se ish-ministri ia ka përcjellë si bakshish kryeministrit pas ngjarjes së rëndë të rënies së avionit të Ishmit, avionit të drogës, jo këta që shkojnë te ura e Rinasit se ata janë të udhëtarëve, largqoftë të bien këta, po ata të drogës.

Kjo krehja mes eprorit dhe vartësit, ministrit dhe kryeministrit është zbutur nga një bakshish miliona euro.

Ka edhe prova të tjera ku sërish ministri dhe kryeministri janë pazgjidhshmërisht bashkë, duke qenë pengje të njëri-tjetrit. Kryeministri është i detyruar që ta mbrojë ministrin sepse kjo është forma e vetme për të mbrojtur veten. Nuk ka rrugë tjetër për ta mbrojtur veten.

Pikërisht kjo dilemë e kryeministrit mes ngjarjeve politike dhe penale e identifikon sikletin e tij për detajet që dosja ka brenda.”, dha Çollaku detajet e forta.

Për sa milionë bëhet fjalë me saktësi? A ka fakte të forta në dosje? Ku janë dhënë? A ka filmime?

Gazetari nuk dha detaje të mëtejshme, por komentoi skandalin e madh të fikjes së radarëve, i njohur edhe si ”Mimi-Leaks”, duke iu referuar dokumenteve të publikuara nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, në kohën që e drejtonte Mimi Kodheli.

”Ata kanë qenë aq shumë të fikur…sot e kemi pushim, po i ndezim. Dijenia e tyre për këtë trafik është e madhe.”, përfundoi Çollaku, duke komentuar lidhur me dijeninë e ministrave të Ramës dhe atij vetë.

(V.G/Faxweb)

Basir Çollaku 

Etiketa: basir collakuedi rama dhe saimir tahiri
Pas

SKEMA KLASIKE/Kunati i Saimir Tahirit pasi adhuronte Toto Riinën: Më kanë vjedhur telefonin!

Para

Albana Vokshi: Pse “Check up”-i është koncesioni më korruptiv i Ramës

Para
Albana Vokshi: Pse “Check up”-i është koncesioni më korruptiv i Ramës

Albana Vokshi: Pse “Check up”-i është koncesioni më korruptiv i Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.