Aktori i njohur kosovas Çun Lajçi pas lajmit të hidhur vajzën e tij i ka thurur asaj disa vargje. Bubulina Lajçi është gjetur sot e vdekur në banesën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
34-vjeçarja u gjet pa shenja jete nga të afërmit ndërsa pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur shkaqet. Deri më tani thuhet se kjo ka vdekur nga mbodoza.
Përmes disa vargjeve të postuar anë Facebook, aktori Çun Lajçi shpreh dhimbjen për humbjen e vajzës së tij.
VARGJET:
“A këputet peni moj e mira ime”
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri.”.
(J.V/Faxweb)