Lulzim Basha ka hedhur sot akuza të forta ndaj Vangjush Dakos pasi sipas tij ai është kapur gafil teksa ka komunikuar në telefon me kriminelët në Durrës për blerjen e votave duke iu ofruar para.
” Edi Rama ka angazhuar paratë e drogës në zgjedhje. Sot po u prezatojnë një tjetër zhvillim skandaloz.. Vangjush Dako është kapur me grupe kriminale në Durrës duke bërë pazare në telefon për zgjedhjet e 2017 dhe blerjen e votave. Dako iu premtonte kriminelëve tendera, vetëm ata që të sigurojnë vota dhe pushtet për PS-në.
Këto pazare janë të dokumentuara dhe janë në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këtë e di shumë mirë Dako dhe Rama. Kjo është një nga çështjet që mund të gjendjet edhe arsyeja e dorëhqejes e shefit të SHIKU-t. Edi Rama është hedhur në sulm për të mbuluar Gjushin dhe gjushat e tjerë. Prokurori që po heton vjedhjen e votat në Durrës largohet me rritje posti në Shkodër. Lëvijza e Anton Martini është bërë me presinon e Edi Ramës dhe i them Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të hetojë për këtë çështje skandaloze.
PD s’do të vazhdojë betejën për të çmontuar lidhjet kriminale të Ramës me kriminelët” . Tani Edi Rama po mundohet të mbrojë Vangjush Dakon nga prangat dhe të tjera emra që do të zbulohen në ditët e ardhshme. Shërbeimet sekrete kanë kapur gafil Vangjush Dakon.
Ai po ndjen që po i afrohen prangat për zullumet që ka bërë. PD është e vendosurt për lagimin e Ramës dhe një qeveria antimafia. PD mbështet hetimet e prokurorëve me seriozitet. Këto fakte janë të dokumentuara, prokurorët i kanë faktet, kanë tabulatet ku ai flet me kriminelët dhe iu premton para në këmbim të votës. “, u shpreh Basha. (J.V/Faxweb)