17:59 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

AKU në aksion, pas thertoreve godet edhe vendet e fshehta të tregëtimit të mishit (RASTET)

09:44 | 21/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
AKU në aksion, pas thertoreve godet edhe vendet e fshehta të tregëtimit të mishit (RASTET)

AKU njofton se, gjatë ditëve të fundit, në fshatin Domje, Tiranë, inspektorët gjetën pranë një subjekti një viç të sapotherur në kushte ilegale dhe të papërshtatshme në lidhje me garantimin e sigurisë ushqimore. Për këtë rast, inspektorët e AKU bllokuan sasinë prej 206 kilogramësh mish dhe penalizuan subjektin me 250.000 lekë gjobë.

Ndërkaq, AKU i kërkoi Bashkisë Tiranë verifikimin e dokumentacionit të subjektit, përsa i përket lejes së ndërtimit të njësisë së tregtimit të mishit dhe nëse rast se nuk e disponon, atëherë do t’i shembet objekti.

 

Ndërkohë, në Poliçan, rrethi Skrapar, pas një denoncimi për therjen ne kafshëve në mënyrë të paligjshme pranë një dyqani tregtimi mishi, inspektorët ndërhynë menjëherë dhe më 14.11.2017. Administratori i dyqanit nuk ka pranuar të hapë dyqanin dhe për këtë është njoftuar policia, e cila bëri të mundur hapjen me forcë të subjektit. Inspektorët e AKU-së gjetën dhe sekuestruan 110 kg mish gjedhi, 54.2 kg të imtash dhe 9.3 kg mish derri, sasi kjo e gjitha pa vulën dhe certifikatën e mjekut veteriner.

Ndërkaq, përveç konfiskimit të mishit nga AKU, subjekti u gjobit në masën e 400.000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç therjes parandalimit të therjes së kafshëve në mënyrë të jashtëligjshme, aksion që po zhvillohet në të gjithë vendin dhe parandalimit të tregtimit të mishitbtë pakontrolluar, ka në qendër të vëmendjes dhe kushtet e ruajtjes apo tregtimit të mishit, si dhe parandalimin e tregtimit nëse ky produkt nuk është i cerfifikuar nga mjeku veteriner dhe i therur në thertore. Për ëto arsye, dy subjekte në Lushnjë u gjobiten me nga 100.000 lek, ndërsa në Gjirokastër u sekuestruan 800 kg mish dhe subjekti u gjobit me 100.000 lek gjobë. Kjo pasi, kafsha ishte therur në thertore dhe mishi ishte i vukosur, por transportohej në rimorkion e një makine e jo në kushte frigoriferike.

Në Fushë-Krujë, person që tregtonte peshk në kushte të papërshtatshme u bllokua, iu asgjësua peshku, ndërsa në bashkëpunim me policinë e shtetit, iu sekuestrua makina e transportit dhe tregtimit të këtij produkti. Po kështu, në Milot, pranë rrugës nacionale, një dyqan-kioskë u bllokua nmga AKU, pasi nuk plotësonte kushtet e mbëjtjes dhe tregtimit të peshkut.

Në lidhje me thertoret e bllokuara, siç duket edhe në foto, pranë Urës së Kamzës Tiranë, një subjekt ka nisur të çmontojë vetë biznesin e tij të bllokuar, pasi nuk ishte në gjëndje të plotësonte kushtet dhe të riniste aktivitetin e tij.

Që nga koha e nisjes së aksionit për disiplinimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, konkretisht nga data 14.10.2017 deri më 19.11.2017, janë kryer inspektime ku rezulton se:

Janë të regjistruara 111 subjekte për therje në të gjithë vendin, nga të cilat 51 thertore dhe 60 njësi therje.

Janë mbyllur 94 subjekte therje (19 thertore dhe 75 njesi therje )

Janë konstatuar 16 pika therje ilegale (12 në anekse njësi tregtimi mishi, 4 të paregjistruara në QKB si dhe 1 në një aneks restoranti)

Janë inspektuar 272 dyqane tregëtimi mishi, ndaj të cilëve janë marrë 241 masa administrative gjobë dhe sekuestrim mjetesh apo/dhe produktesh të pasigurta, ku për 151 prej tyre është marrë masa nderprerje aktiviteti. Janë konstatuar 33 të paregjistruara.

Në total, gjatë periudhës kësaj periudhe janë marrë masa administrative si më poshtë:

Është konfiskuar në total, 5007,85 kg mish, 1000 kg produkte mishi.

Janë marrë 288 masa administrative gjobë

Janë sekuestruar mjete pune si ganxha, thika, frigorifer etj.

Janë inspektuar 17 subjekte tregtim peshku dhe është bërë konfiskimi i 950 kg peshk.

Është kryer në bashkëpunim me ARM asgjësimi i 2374.5 kg produkte (mish, peshk si dhe produket të përpunuara mishi) të sekuestruara në Parkun Tiranë.

Ndërmjet datave 16 – 19.11.2017 jane kryer 19 inspektime me këto masa administrative

19 gjoba me vlerë 1.630.000 lekë

11 ndërprerje aktiviteti

Janë konfiskuar 359 kg mish, si dhe 12 kg peshk

Të gjitha këto inspektime janë kryer në njësi tregtim mishi dhe një pikë therje të paregjistruara

U konstatua një njësi tregtim mishi (Dibër) dhe nje njësi therje (Tiranë) që kryenin aktivitet të paregjistruar

30 inspektime me masat administrative paralajmërim

79 inspektime pa masa administrative
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se, ky nuk është një aksion që do të përfundojë, por do të vazhdojë e do të jetë konstant, deri në rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

 

Pas

”Meteor”, publikohet bashkëpunimi mes Miriam Canit dhe Ajola Xoxës

Para

Nëse jeni duke kaluar një ditë të keqe…10 FOTOT që do t’iu ndryshojnë humorin

Para
Nëse jeni duke kaluar një ditë të keqe…10 FOTOT që do t’iu ndryshojnë humorin

Nëse jeni duke kaluar një ditë të keqe...10 FOTOT që do t'iu ndryshojnë humorin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.