Ylli Manjani shkruan sot se nuk duhet të presim që Edi Rama të rrëzohet vetë nga pushteti, pasi ai është një përbindësh.
Më tej ish-ministri shkruan se Rama i shet të gjithë për veten e tij, nga Saimir Tahiri, të Vangjush Dako, madje edhe të vëllanë e tij, Olsin e shet nëse është e nevojshme.
Prandaj thotë Manjani, ne, duke përfshirë dhe veten e tij, duhet që të mbledhim mendjen për ta rrëzuar nga pushteti.
‘’ Nëse presim të bjerë vetë nga pushteti, gabojmë! Ai është përbindësh! I shet të gjithë për pushtetin e tij! Sajen, Gjushin, Qazimin madje e Olsin. Ministrat,deputetët e tregëtarët e drogës i shet lirë! Që ta mbledhim mendjen: Ai duhet rrëzuar! Droga ështe me e keqe se diktatura!”, u shpreh Manjani.
(E.K/Faxweb)