20:04 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sidrit Bejleri bën REAGIMIN e fortë: Ku ishin “yjet” e “showbizit” kur përcollëm Aleksandër Lalon?! Çapaçulët u bënë të pasur

11:51 | 21/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sidrit Bejleri bën REAGIMIN e fortë: Ku ishin  “yjet” e “showbizit” kur përcollëm Aleksandër Lalon?! Çapaçulët u bënë të pasur

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ka bërë dje një reagim të fortë në lidhje me përcjelljen për në banesën e fundit të kompozitorit të madh Aleksandër Lalo.

Ai shkruan se vuti re me keqardhje se në përcjlljen e tij mungonin shumë “yje” të “showbizit” shqiptar.

‘’ Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin. E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar…

E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”. E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë”, shkruan më tej Bejleri.

REAGIMI I SIDRIT BEJLERIT:

Sot në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “shoëbizit” shqiptar. Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin. E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar…
E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”. 
E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.
Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan. E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë.
E kam sërish me “çapaçulët”
Kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo. Si të hash “plehra” po “plehra” do prodhosh.
Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë.
Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.

…dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë…
TURP!!!
Kujt t’i djegë le ta mbajë!

(E.K/Faxweb)

 

Etiketa: reagimisidrit Bejleri
Pas

Vlerësuesit e riskut lënë Shqipërinë sërish në zonën e kuqe, 3 faktorë “në sitë”

Para

Zgjidhet drejtori i ri i Spitalit Rajonal të Durrësit, dha dorëheqjen nga ky post para zgjedhjeve të 25 qershorit (ARSYEJA)

Para
Zgjidhet drejtori i ri i Spitalit Rajonal të Durrësit, dha dorëheqjen nga ky post para zgjedhjeve të 25 qershorit (ARSYEJA)

Zgjidhet drejtori i ri i Spitalit Rajonal të Durrësit, dha dorëheqjen nga ky post para zgjedhjeve të 25 qershorit (ARSYEJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

Lejet e ndërtimit në brezin bregdetar dhe jashtë tij do të miratohen nga KKT

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.