07:54 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dezertimi i katër komandove, Rama ”lan fytyrën” me lidhje ”Live” nga Afganistani

13:57 | 21/11/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dezertimi i katër komandove, Rama ”lan fytyrën” me lidhje ”Live” nga Afganistani

Pas dezertimit nga ana e katër komandove shqiptarë në Britaninë e Madhe, kryeministri Rama ‘’si për të larë” fytyrën ka pasur një lidhje ‘’Live” me trupën shqiptare të ushtarakëve që ndodhen në Afganistan. Bashkë me ta ka qenë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Dhe s’është për t’u çuditur aspak sesi asnjë prej tyre nuk shprehën shqetësimet as në lidhje me kushtet e punës dhe as në lidhje me pagat. Normal që komplesohesh kur ke përballë kryeministrin dhe në krah Ministren nga e cila varesh.

Gjatë këtij takimi për asnjë moment nuk u përmend skandali me katër ushtarët, dhe me dhjetra raste të tjera që nuk janë bërë publike në media. 

“Në çdo takim, komunikim me përfaqësues të Aleancës dëgjojmë me krenari fjalët më të mira dhe përshkrimin më dinjitoz për të gjithë praninë dhe veprimtarinë tuaj atje dhe jemi shumë mirënjohës dhe krenarë për të”-tha Rama, para komandove.

Komandantët dhe përfaqësuesit e FA atje kanë shprehur falënderimet për Ramën, por ky i fundit u është lutur të mos e bëjnë.

“Jam unë që duhet tu falënderoj, do të donim të bënim më shumë dhe më shumë do të bëjmë, se mundësitë falë reformave shkojnë duke u rritur, por fakti është që ajo cfarë ju bëni nuk ka të paguar për dinjitetin e vendt tonë dhe nderin e flamurit tonë, ju lutem mos më falënderoni, faleminderit për të gjithë ju, familjet dhe fëmijët që jetojnë të ndarë prej jush”- tha Rama.

Gjatë fjalës përshendetëse një nga përfaqësuesit e FA theksoi: “Komandanti që ka ikur ishte i mirë, ai që ka ardhur edhe më i mirë”, duke uruar ish-ministren Kodheli.

Pas tij ka replikuar Rama: ‘Një gabim bëre, jo komandanti por komandantja, sipas meje jeni brez me fat se kaloni nga komandantja te komandantja”- tha ai, duke këshilluar ministren Xhacka t’u organizojë atje takimin festiv që ata meritojnë.

Pak humor duhet, tek e fundit me batuta kryeministri Rama ka fituar dhe zgjedhjet e fundit parlamentare, duke garantuar pushtetin edhe për katër vite. 

(E.K/Faxweb)

 

Etiketa: komandotOlta xhackaUshtria
Pas

Shkëlqim Miri bën kërkesë për lirim, Prokuroria nis hetim pasuror ndaj gjyqtarit

Para

KUSH janë dy shqiptarët e kapur me heroinë në Itali, u përpoqën ta fshihnin mes bimëve

Para
KUSH janë dy shqiptarët e kapur me heroinë në Itali, u përpoqën ta fshihnin mes bimëve

KUSH janë dy shqiptarët e kapur me heroinë në Itali, u përpoqën ta fshihnin mes bimëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Detyronin vajzat të kryenin marrëdhënie me investitorë, drejtuesit e një kompani të “meditimit seksual” shpallen fajtore në gjyqin për punë të detyruar

Franca do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

BE me sanksione të reja ndaj Moskës, von der Leyen: Forca, e vetmja gjuhë që Rusia do të kuptojë

Trump i thotë “jo” Netanyahut për veprime ushtarake kundër Iranit në këto momente

Ndalohen dy persona, dyshohet se mashtruan dhjetë ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

Parashikimi i motit për sot, 11 qershor 2025

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.