11:31 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas Llallës, Shqipëria me kryeprokuror të përkohshëm. Zbardhen propozimet e ”Euralius”-it dhe ”Opdat”-it

16:18 | 21/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Llallës, Shqipëria me kryeprokuror të përkohshëm. Zbardhen propozimet e ”Euralius”-it dhe ”Opdat”-it

Misionet e ”EURALIUS”-it dhe ”OPDAT”-it kanë përgatitur disa propozime për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Misionet vlerësojnë se zëvendësuesi i Llallës do të ketë rolin e një zëvendëskryeprokurori përkohësisht, pasi KLP-ja ende nuk është themeluar.

Në një kohë kur Kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla po i përfundon mandati dhe reforma në drejtësi është në hapat e para, në media po qarkullon një rekomandim nga  misionet e ”EURALIUS”-it dhe ”OPDAT”-it për kryeprokurorin e ri. ”OPDAT”-i bën me dije se kryeprokurori do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Dokumenti, të cilit nuk i njihet burimi edhe pas publikimit mediatik, duket se do të përplasë edhe një herë mazhorancën me opozitën.

Burime pranë demokratëve për ”Fax News” thonë se zgjedhja e prokurorit me shumicë të thjeshtë tregon haptazi një eklipsim të reformës në drejtësi. Ndërkaq mazhoranca po përgatitet për seancën e radhës kur Llallës do t’i përfundojë mandati.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është themeluar prandaj kryeprokurori i ri do të zgjidhet duke u bazuar në dispozitat ligjore kalimtare, që përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

”Euralius”-si dhe ”Opdat”-i thonë se asnjë autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin nuk mund të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij, pra mandati i Adriatik Llallës përfundon më 3 dhjetor 2017.

Ligji urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm, i cili duhet të jetë një nga prokurorët më me përvojë, duke iu referuar kështu vjetërsisë profesionale.

”Euralius”i dhe ”Opdat”-i sugjerojnë që personi i përkohshëm që do të jetë në vendin e kryeprokurorit të republikës të quhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm, pasi funksioni i tij është kalimtar dhe nuk është i rregulluar në Kushtetutë.

(V.G/Faxweb)

Etiketa: Adriatik Llallaeuraliuskryeprokurorillallaopdatreforma ne drejtesi
Pas

Meta vizitë në Manastir, shqiptarët dalin dhe e presin në rrugë

Para

Ishte dënuar Gjykata për “Kultivimi i bimëve narkotike”, kapet 28–vjeari i shpallur në kërkim (EMRI)

Para
Ishte dënuar Gjykata për “Kultivimi i bimëve narkotike”, kapet 28–vjeari i shpallur në kërkim (EMRI)

Ishte dënuar Gjykata për “Kultivimi i bimëve narkotike”, kapet 28–vjeari i shpallur në kërkim (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

Krimet zgjedhore/ Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës,prezantohen nënkryetarët e rinj

Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, procedohet 22-vjeçari në Himarë

Fluturimi nga SHBA për në Holandë devijohet pas turbulencave të forta, 25 të lënduar

Kanadaja do njohë shtetin palestinez në shtator, Trump: Do jetë e vështirë të arrijmë një marrëveshje tregtare pas këtij vendimi

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet te Trauma

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.