23:08 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Propozimet për ndryshime statutore në PD, Patozi jep sqarim publik

17:02 | 21/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Propozimet për ndryshime statutore në PD, Patozi jep sqarim publik

Pas propozimet për ndryshime statutore në PD nga anëtari i Këshillit Kombëtarë në këtë parti Edvin Kulluri dhe Edit Harxhi, Astrit Patozi ka bërë një sqarim publik, ku ka bërë të ditur se ai nuk ka lidhje me këto propozime që do t’i paraqiten Bashës.

REAGIMI I PATOZIT:

SQARIM I DETYRUAR PËR KEQKUPTIMET E SHTYPIT
Ka pasur një vërshim telefonatash dhe mesazhesh në adresën time dhe të shumë kolegëve të Lëvizjes për Ringritjen e PD, pas lajmit të një projekti për ndryshime statutore që, sipas shtypit, do t’i paraqiten Lulzim Bashës si zgjidhje për kapërcimin e krizës.
Për shkak të keqkuptimeve të krijuara, qëllimisht ose pa dashje, dhe të shumë lajmeve për këtë çështje, që shoqërohen me foton time, jam i detyruar të sqaroj se, as e kam lexuar dhe as kam lidhje fare me atë tekst.
Natyrisht, nuk e paragjykoj dot atë nismë, sepse mendoj që çdo anëtar apo grup anëtarësh të Partisë Demokratike është në të drejtën e vet që të paraqesë ide apo opinione në shërbim të forcës sonë politike, ashtu siç secili e mendon.
Përsa më takon, mund të them se ne jemi në një fazë shumë më të avancuar të aksionit tonë politik, pas shpalljes së platformës politike, e cila prej kohësh është në dispozicion të publikut dhe të forumeve të PD.
Unë nuk kam besuar për asnjë sekondë se dështimet e Lulzim Bashës erdhën për shkak të dobësive të statutit, ndaj edhe asgjë nuk mund të riparohet përmes ndryshimeve të tij.
Përkundrazi, është pranuar botërisht, edhe prej vetë kryetarit, që statuti u shkel dhe nuk kuptohet se çfarë garancie mund të kenë demokratët që edhe i riu nuk do të injorohet prapë.
Por më e rëndësishmja është se platforma jonë e kërkon ndryshimin pozitiv dhe ringritjen tani, kurse ndryshimet e mundshme statutore e shtyjnë atë pas 4 vjetësh dhe e lënë në vullnetin e Lulzim Bashës prapë, nëse do t’i kthehet zakonit të vjetër si në marrëveshjen e 18 majit apo jo.
Problemet dhe humbjet e Partisë Demokratike, sipas meje, janë krijuar dhe kanë ardhur për shkak të një vullneti të mbrapshtë politik, dhe pikërisht aty duhet gjetur zgjidhja.
Në këtë pikë unë bie dakord plotësisht me të gjithë ata që mendojnë se nuk arrihet asnjëherë fitorja e zgjedhjeve për shkak të ndryshimit të sistemit (Kodit Zgjedhor). E cila, me hallin që e ka zënë Partinë Demokratike, përkthehet që nuk arrihet kurrë ringritja e saj, thjesht duke ndryshuar librin e rregullave (statutin).

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Astrit POatozi
Pas

Pakënaqësia ndaj Bashës, këto janë propozimet e të larguarve nga PD

Para

Shpërndante lëndë narkotike në gjimnaze, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, ja çfarë iu gjend (EMRI)

Para
Shpërndante lëndë narkotike në gjimnaze, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, ja çfarë iu gjend (EMRI)

Shpërndante lëndë narkotike në gjimnaze, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, ja çfarë iu gjend (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.