18:59 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha jep versionin e tij: Ja pse Rama u shkroi letër liderëve të BE-së

17:58 | 21/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha jep versionin e tij: Ja pse Rama u shkroi letër liderëve të BE-së

Ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetetin social ‘Facebook’ ka reaguar lidhur me letrën që kryeministri Rama u dërgoi liderëve të BE-së ku u shkruante se kërkonte ndihmë për luftën ndaj drogës si dhe theksonte se droga e Shqipërisë është dhe çështje e BE-së.

Berisha thotë se droga dhe krimi në Shqipëri janë dhurata e Ramës, për Bashkimin Europian.

Ai tha se Rama e shkroi letrën për të bërë bashkëfajtor në çështjet që lidhen me kanabis, edhe ndërkombëtarët.

REAGIMI I BERISHËS:

Nje leter si vete-akuze fatale e Norieges per veten e tij!

Droga dhe krimi i Shqiperise, dhurata e Norieges per Bashkimin Europian!

Te dashur miq, me letren qe u dergon kryeministrave te 28 vendeve te BE, ne te cilen ai shpall se droga e Shqiperise eshte tashme problem i Bashkimit Europian, Edi Rama pranon se droga, eksportimi i saj dhe i krimit te organizuar nga Shqiperia ne keto vende eshte dhurata e tij per BE, eshte mirenjohja e tij per miliarda e miliarda euro dhene nga takspaguesit e vendeve anetare te BE per shqiptaret.

Sigurisht, Edi Rama, kur shkruajti ne kete leter se droga e Shqiperise eshte çeshtje e Bashkimit Europian, nuk kishte parasysh ne gje te tille. Me kete deklarate ne letren e tij ai kerkonte t’i bente ata bashkefajtor dhe bashkepergjegjes per lumin e droges dhe krimit te organizuar qe eksportohet nga Shqiperia ne vendet e tyre. Kjo eshte nje vete-akuze edhe me te rende se e para, qe Noriega bene me shkrim para 28 lidereve te vendeve anetare te BE.

Ne formulimin e saj ai bazohet ne llogjiken e pacipe te banditit: po vertet une te vjedh, te vras por edhe ti ke faj se nuk ruhesh, nuk me kap dot.

Ministrat dhe deputetet e Rames, bazuar ne kete arsyetim banditesk, e kane akuzuar ne menyre te perseritur ne parlament per pergjegjesi direkte Italine, Greqine dhe vendet e tjera, ne te cilat eksportohet droga dhe krimi nga Shqiperia, per tregun qe ato i ofrojne kesaj droge dhe krimit te lidhur me te..

Mirepo Noriega dhe keshilltaret e tij kanabist, harrojne se eksporti i krimit drejt vendeve te tjera perben kercenim madhor per rendin dhe sigurine e ketyre vendeve. Rreth 40 vite me pare, narko-diktatori i Panamase qe ndertoi narko-shtetin e pare ne bote, Manuel Noriega u thoshte SHBA se per narkoshtetin e tij dhe megatrafikun e kokaines nga Panamaja drejt SHBA ka pergjegjesi edhe qeveria amerikane.

Ne te vertet, per te shlyer pergjegjesine dhe per sigurine e vendit te tij, Presidenti G. H Bush dergoi marinsat dhe permbysi diktatorin e Panamase, Manuel Noriegen dhe narko-shtetin e tij! Natyrisht, BE dhe vendet anetare por as dhe SHBA nuk do ndrehyne ushtarakisht per te permbysur Noriegen e Shqiperise dhe narko-shtetin e tij. Por sigurisht qe asnjeri prej 28 kryeministrave te vendeve te BE apo dhe vendeve te rajonit nuk eshte i gatshem te ndaje pergjegjesi me Edi Ramen per shnderrimin e Shqiperise ne Kanabistan dhe qender operacionale rajonale te krimit te organizuar.

Ata disponojne te gjitha te dhenat e autoriteteve italiane, sipas te cilave ne vitin e Edi Rames, vitin 2016, ne Shqiperi, si rezultat i politikes nxitese dhe mbeshtetjes nga policia, u mbollen 219 mije hektar me kanabis apo 8 milion rrenje. Disponojne gjithashtu dosjet e pergjimeve, te cilat deshmojne se ne Shqiperi peshku i madh eshte vete Edi Rama, se Olsi me grupin trafikanteve qe solli nga Bostoni eshte kryesor ne trafikun e kokaines ne rajon.

Ata i dorezuan dosjen “Tahiri” si prove per qendrimin e Rames, por ky i fundit, me qendrimin e tij faktoi se ai vet eshte kryepeshkaqeni i Shqiperise. Ata me mediat e tyre me te medha publike dhe private kane denoncuar cdo dite dhe çdo jave lidhjet e Rames, ministrave te tij me drogen dhe krimin, dhe çdo dite flasin per ndertimin nga ana e tij te narko-shtetit ne Shqiperi.

Keshtuqe perpjekja e Rames per te bere bashkepergjegjes kryeministrat e vendeve anetare te BE per shnderrimin e Shqiperise ne Kanabistan eshte thjeshte nje perpjekje banditeske, tragjikomike dhe e stilit te vjeter hoxhist. Kjo deklarate vetem sa i bene kryeministrat e vendeve anetare te BE dhe qeverite e tyre te jene me te vendosur ne qendrimet ndaj Shqiperise dhe te konsiderojne masa shtrenguese konkrete ndaj vendit tone per kercenimin qe paraqet eksporti i droges dhe krimit nga Shqiperia per rendin dhe sigurine e tyre.
Keto nisma tashme kane filluar dhe ato do te vazhdojne.

Duke perfunduar, iu bej thirrje te gjithe atyre shqiptareve, qe te ardhmen e tyre e besojne jashte krimit dhe droges, te marrim pergjegjesite tona dhe te ngrihemi ne nje revolucion popullor per te permbysur Noriegen dhe narko-shtetin e tij. sb

(B.H/FaxWeb)

Etiketa: Sali Berisha
Pas

Ndryshimet statutore, Edvin Kulluri sqaron në ‘Fax News’ 15 propozimet për Bashën, i përgjigjet Patozit

Para

Denoncimet e qytetarëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: I Marrim parasysh, por nuk rishqyrtojmë vendimet gjyqësore

Para
Denoncimet e qytetarëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: I Marrim parasysh, por nuk rishqyrtojmë vendimet gjyqësore

Denoncimet e qytetarëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: I Marrim parasysh, por nuk rishqyrtojmë vendimet gjyqësore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

Sulm “i paprecedent” në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

Limaj takon Osmanin/ Konsultime politike lidhur me konstituimin e Kuvendit

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.