Përmbarimi në qytetin e Pogradecit ka nxjerrë në rrugë dy familje me 15 persona, raporton “Fax News”.
Behare Rushiti për “Fax News” është shprehur se kishte marrë fajde por vetëm një pjesë e vogël e shumës i ka ngelur pa shlyer.
“Më dhunoi vajzën 14 vjeç nga policia. Kisha marrë lekë me fajde i kam shlyer ndërkohë kam edhe një shumë të vogel. Jam ende në proces gjyqesor. Përmbarimi ka ndërhyrë pa përfunduar gjyqi. Janë të paguar së bashku me noteren dhe gjykatën. Më lanë mes rrugëve. Jam e sëmurë sapo dola nga spitali . Kërkoj të drejten sepse jemi në rrugë. Nëse nuk më japin te drejtë do var veten para shtëpisë”, shprehet qytetarja.
Gjendja e 40-vjeçares është tensionuar dhe i ka rënë të fikët dhe ajo është transportuar me urgjencë në spital.
(J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=0oqhT3UvEKA