Nëse Bleona Qereti shokoi një pjesë të ndjekësve të saj me videon ku ngrinte vezët, duket se kjo metodë është shumë e përhapur në rradhët e vajzave të ekraneve.
Rasti më i fundit na vjen nga Rita Ora e cila ka pranua se ka vendosur që të ngijë vezët në mënyrë që të ketë fëmijë në kohën që ajo dëshiron.
Në emsionin Sunrise të mërkurën foli për dëshirën e saj që të krijojë familje.
“Unë do të bëj së shpejti 27 vjeç, kur kam menduar për këtë moshë në të 20-tat e mia të hershme, kam menduar për fëmijë”, tha ajo.
“Unë gjithmonë kam dashur një familje të madhe dhe një mjek më ka sugjeruar ngrirjen e vezëve pak kohë më parë”, ka thënë këngëtarja ndër të tjera.
Kjo thotë këngëtarja është bërë pasi tashmë ajo është në gjendjen më të mirë të saj shëndetësore dhe kjo bën që dhe fëmët e saj të jenë më të shëndetshëm.
(E.K/Faxweb)