Që Lindita Nikolla ka shumë njerëz që nuk e përkrahin në krye të Ministrisë së Arsimit kjo dihet prej kohësh. Por jo më kot ka nxitur dhe qëndrime opozitare.
Reforma në Arsim ishte dhe ajo që i vuri më së shumti vulën këtyre pakënaqësive. Po le të mos ndalemi në pesëvjeçarin si ministre të Nikollës se do të na kërkonte shumë kohë për ta hulumtuar të gjithën.
Sot ajo ishte e pranishme teksa kryeministri Rama mblodhi përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave por çuditërisht nuk tha asnjë fjalë. Tek e fundit shefi i saj Edi Rama i di më mirë punët e arsimit.
Nuk mori mundimin ministrja që të prishte edhe rrjedhën e takimit ndoshta, se gjithçka ishte e vendosur që më herët se kush do të fliste, ndërsa përfundimi dihej: Akademisë së Shkencave do i shkurtohen fondet.
Edhe pse Akademiku Artan Fuga e përmendi në debat, Ministrja që supozohet të jetë edhe kompetente e fushës sërish nuk foli. Interesante… po me vendimin do të ketë qenë dakord vallë?!
(E.K/Faxweb)