Për zhvillimet më të fundit në lidhje me fletë-arrestet e Prorkurorisë pë tre ish-drejtues të Policisë në Vlorë që akuzohen se kanë ndihmuar Habilajt ka reaguar dhe gazetarha Ida Nurçe.
Ajo thotë se qeveria e Edi Ramës ngjan me ato gratë e lagjes qëkur e kanë mirë me komshien vetëm e lavderojnë dhe sapo mos t’i japë nje ditë farë kosi del te gratë e tjera duke e share k**ven e ndyrë.
Nurçe vijon më tej duke shtruar pyetjet se ku ishte deri dje drejtësia dhe se pse për katër vite askush nuk u kujtua të reagonte në lidhje me atë ç’ka po ndodhte me trafikun e drogës në vend.
REAGIMI I PLOTË I GAZETARES:
Qeveria e grave te lagjes…
Do arrestohej Tahiri, nuk ndodhi. Nuk u arrestua, sepse ai nuk eshte nje njeri qe mund te arrestohet. Eshte shume i shkathet dhe profesioni, apo detyra qe pati 4 vitet e fundit e ndihmoi qe te “profesionalizonte” me shume shkathtesine. Iku me pak fjale. Iku dhe medemek askush nuk e di se ku eshte. Sa e veshtire eshte te gjesh nje njeri sot, aq me pak kur eshte edhe personazh publik!
Nejse… Tani po na fillojne arrestimet tek “shtepia” e Tahirit. Fillojne me keta te shkretet policet. Jam shume dakord qe drejtesia te vihet ne vend e te beje punen e saj. Por mua me ben shume pershtypje dicka; Deri sot, ku ishte kjo drejtesia?! Ne kater vite si nuk u gjet asnje “Tahir” i zhytur ne trafikim droge?! Si nuk u gjend asnje polic me shkelje dhe me shperdorim detyre (sepse raste ka pasur boll, madje i kam pare edhe vete me syte e mi)?! Ishte kryeministri, ai qe thoshte qe kjo eshte policia qe duam, madje doli edhe beri reklame me kontekstin qe policia do bente detyren e saj, madje madje edhe do mblidhte gjoba per te bere shkolla, spitale e lokale. Upss me falni, jo lokale, se ato do i bente per vete.
Dhe sot, na del me shpate ne krahe po e njejta qeveri, po i njejti kryeminister duke bere arrestime dhe duke trumbetuar drejtesine e drejtesise.
Mua me pelqen per nje gje ne fakt, eshte artist si ne pikture si ne artin e komunikimit.
Para ca kohesh shau mediat dhe gazetaret dhe ne nje konference per shtyp tha: “Te kesh besim te mediat, eshte si t’i besosh drejtesise” Por ne po te njejten dite, ne te njejten konference tha edhe qe “Ceshtjen e Tahirit do ia leme drejtesise”
Po pse mor shok, kaq budalla te duket ky popull, qe luan kaq hapur?! Kaq injorante te dukemi ne, qe po ben nje loje kaq te ndyre?! E gjithe kjo qeveri po me duket si ato grate e lagjes, qe kur e kane mire me komshien vetem e lavderojne dhe sapo mos t’i jape nje dite fare kosi del te grate e tjera duke e share k**ven e ndyre. Duke mos lene fjale pa thene per te, nderkohe qe deri dje hynin e dilnin cdo mengjes ne shtepite e njera tjetres.
Jo kryeminister jo, nuk eshte kjo loja qe e argeton popullin, as mediat!
(E.K/Faxweb)